Interi fiton me përmbysje ndaj Veronës, Barella shemb “murin” Rrahmani (VIDEO)

Interi ka arritur që të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Veronës, duke bërë që të harrohet disfata ndaj Dortmundit. Skuadra e Antonio Contes triumfoi 2-1 me përmbysje në “San Siro”.

 

Ndeshja nuk nisi aspak mirë për zikaltërit që  e panë veten në disavantazh që në minutën e 18-të, Handanovic shkaktoi penallti pas një ndërhyrje të gabuar në zonë, teksa nga pika e bardhë Valerio Verre do të arrinte që të shënonte.

Interi përpiqet që të reagojë por vuan mungesën e hapësirave dhe një super Rrahmani, që largon çdo top në zonën e tij. Gjithsesi zikaltërit arritën që të barazonin rezultatin në minutën 65-të, me Vecinon, i cili shënoi me kokë pas një krosimi të bukur nga krahu i djathtë.

7 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Nicolo Barella do të shënonte një super gol me një goditje të bukur nga distanca, që përfundoi në trekëndësh. Verona tentoi deri në fund që të barazonte, por nuk do të arrinte. /R.Lika-Koha Jone/

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.