Interi rrit ofertën për lojtarin e Romës

0

Pas sherreve të sezonit të kaluar mes Icardit dhe klubit, argjentinasi do të marrë valixhet dhe do të largohet nga Milano. Kështu klubi i Interit është në kërkim të sulmuesve. Trajneri Conte dhe drejtori sportiv Marota kanë përcaktuar zëvendësuesit, të cilët do të jenë dy. Të preferuarit janë Lukaku dhe Edin Xheko.

Edhe pse, fillimisht dukej se Interi shihte si objektiv parësor sulmuesin e Mançester Junajtid, së fundmi situata duket se ka ndryshuar. Kjo për shkak se klubi anglez nuk ndërmend të ulë pretendimet prej 75 milionë eurove për belgun. Dhe tashmë vëmendja ka kaluar te Edin Xheko. Klubi i Romës për sulmuesin kërkon të paktën 20 milionë euro, megjithatë palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për një shumë të mesme. Pasi, Interi ka rritur ofertën për boshnjakun. “Zikaltërit” në ofertën e parë kishin ofruar 10 milionë euro, ndërsa tashmë oferta ka prekur 12 milionë euro dhe palët mund të shkojnë drejt marrëveshjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.