Home Politike Ish-ministri i Ramës: S’ka peshk që s’e di që drogën e trafikon...

Ish-ministri i Ramës: S’ka peshk që s’e di që drogën e trafikon qeveria

0

Ish-ministri i Drejtëssisë Ylli Manjani, i njohur për qëndrimet e tij kundër qeverisë Rama, ka reaguar sot me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke bërë qeverinë fajtore për trafikun e drogës në vend.

Sipas Manjanit, është e qartë tashmë se këtë trafiki në vend e organizon vetë qeveria me njerëzit e saj. Manjani ka shtuar më tej se tashmë është e konfirmuar se qeverisja e Rilindjes qëndron në pushtet pikërisht nga paratë e drogës.

Ja statusi i plotë në Facebook i ish-ministrit Ylli Manjani:

“Çfarë dëshpërimi!

Qeveria ka hapur kapitullin propagandistik me titull “opozita është njësoj e inkriminuar”.

Aq të dëshpëruar janë saqë rrenat që thonë ju zbulohen shumë shpejt.

Opozitës së sotme mund ti thuash e paaftë, e dobët, jo bindëse, e keqorientuar. Mund edhe ta akuzosh për keqqeverisje gjatë kohës që ishte në pushtet, por kurrsesi e lidhur me trafikun e drogës.

Këtë gjë tashmë ska peshk që se di se e bën QEVERIA! Qeveria që është në pushtet me paratë e drogës dhe me mbështetje të hapur të fortësh e kriminelësh.

Kjo është qeverisja më e keqe që ky vend ka njohur në 30 vitet e fundit!”

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.