Ja sa femra arabe pritet të jenë në stadium për të parë Juventus-Milan

0

Sigurisht që situata në vitet e fundit ka ndryshuar, me regjimin saudit që ka lëshuar paksa dorën kundrejt të drejtave të femrave në Arabinë Saudite dhe për këtë ka ndihmuar sadopak edhe futbolli.

Duke parë presionin që ka ndodhur edhe në këto javë të fundit në Itali, me shumë akuza për diskriminimin e femrave në këtë vend, edhe vetë qeveria arabe ka vendosur që të tolerojë, duke qenë se femrat në stadiume aty nuk lejohen, por këtë herë do të jetë ndryshe.

Juventus-Milan, edhe pse nuk është pritur mirë në Itali, gjithsesi kanë ndihmuar që edhe femrat sportdashëse të mund të jenë prezente sot në “King Abdullah Stadium” të Jedah. 62 mijë e 241 biletat që garanton ky impiant, më i madhi në Arabinë Saudite, janë shitur brenda pak orësh, por lajmi i mirë është se në stadium pritet të paktën 15 mijë femra.

Sigurisht që ato do të jenë të gjitha të mbuluara, siç e duan ligjet vendëse, por ndoshta këtë herë do të kenë një kolorit tjetër, pasi nuk do të mungojnë në duart e tyre simbolet e skuadrës, për të cilën bëjnë tifozllëk.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.