“Jehona” e protestës së opozitës mbërrin në mediat ndërkombëtare

0

Jehona e protestës së sotme të opozitës ka mbërritur gjer tek mediat ndërkombëtare. Televizoni shtetëror rus, “Russia Today”, ka transmetuar në lidhje të drejtpërdrejtë pamje nga sheshi i tejmbushur me mijëra protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë.

Në të njëjtën mënyrë, protesta është transmetuar edhe nga seksioni në gjuhën shqipe i “Zërit të Amërikës” në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Gjithashtu, media të tjera të njohura ndërkombëtare kanë raportuar mbi këtë protestë kombëtare të katër në radhë të opozitës së bashkuar në Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.