Home Bota Jeni hakuar ndonjëherë nga një rus?

Jeni hakuar ndonjëherë nga një rus?

0

Një ditë më shumë, një hakim më tepër ose në rastin e të hënës, disa  milion hakime më tepër. Rusia është akuzuar së fundmi nga SHBA dhe Britania e Madhe për një fushatë ndërkombëtare hakimi, që përfshin hyrjen me forcë në miliona kompjutera dhe pajisje të tjera, përfshirë këtu edhe modemin e WiFi.

Dhjetra ose qindra mijëra pajisje, janë pikasur dhe raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë përse është Vladimir Putin kaq i etur për të futur me forcë në të dhënta tona?

Së pari, është paksa e pabesueshme që Putin apo agjentët e tij të jenë duke u përpjekur të vjedhin adresën e Amazon, apo thjesht të duan të prishin lidhjen tënde me internetin. Kjo është diçka që vetëm hakerat kriminelë do ta aspironin.

Hakimet e agjensive të inteligjencës janë ndryshe.  Fatmirësisht, ekspertët thonë se këta të fundit janë më pak të rrezikshëm. Agjensitë që kanë aftësinë të  hakojnë në shkallë të lartë, shpesh i lejojnë hakimet që mund të sulmojnë çdo pajisje të prekshme , derisa të kapin ndonjë shënjestër të dobishme.

Shtetet hakojnë njëri-tjetrin në mënyrë që, nëse ndonjëherë fillojnë një luftë mes tyre, ata të mund të çaktivizojnë sisteme të rëndësishme qeveritare. Nuk është vetëm Rusia që zhvillon aktivitete të tilla. 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here