Home ShowBiz Jessie J fiton X Factor në Kinë

Jessie J fiton X Factor në Kinë

0

Ajo qëndroi në juri duke gjykuar këngëtarët në The Voice UK dhe Australi për katër sezone dhe ka realizuar hite të mëdha.

Por Jessie J vendosi që ishte rradha e saj për të marrë pjesë në një konkurs muzikor.

30-vjeçarja iu bashkua listës së konkurentëve në X Factor në Kinë në fillim të janarit.

Dhe ylli i muzikës arriti që të fitojë garën duke fituar edhe shumë fansa të rinj, pasi finalja kishte rreth 1 miliardë shikues.

Në konkursin me këngëtarë të tjerë profesionistë, si këngëtarja tajvaneze Angela Chang, Jessie ishte e para anglo-amerikane që mori pjesë në emision.

Ajo performoi këngët e saj ‘Flashlight’ dhe ‘Domino’, si edhe performoi një numër cover-ash.

Por ishte kënga e Whitney Houston, ‘I Will Always Love You’ që i mundësoi vendin e parë pasi vokaliteti i fuqishëm dhe performanca emocionale fituan zemrat e spektatorëve dhe gjyqtarëve.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here