Home Kultura Jeta e Elvis Presley në një film dokumetar

Jeta e Elvis Presley në një film dokumetar

0

Disa muaj nga përvjetori i vdekjes së mbretit të rock and rollit dhe ikonës së muzikës botërore Elvis Presley një film dokumetar, i cili zgjat rreth 3 orë, do të publikohet për jetën e tij.

Filmi titullohet “The Searcher” dhe është me regji të Thom Zimny. Bëhet e ditur se filmi do të prezantohet në Texsas dhe më pas, i ndarë në dy episode, do të transmetohet nga “HBO”-ja, duke nisur nga data 14 prill.

Dokumentari, i cili vjen pak muaj nga “The King” i Eugene Jarecki, prodhuar nga Soderbergh dhe prezantuar në Sundance, tregon mbi jetën dhe karrierën e Presley-it, që nga rinia, deri në regjistrimin e famshëm të “Jungle Room” në vitin 1976.

Me imazhe të brendisë së Graceland, intervista të muzikantëve, bashkëpunëtorëve dhe artistëve që e kanë njohur, ose janë ndikuar prej tij; foto e video të papublikuara më parë, si dhe një kolonë zanore e Mike McCready, kitaristi i “Pearl Jam”,do të jenë pjesë e këtij dokumentari.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.