Home Sport Juventus dhe Dybala evropian, argjentinasi si Del Piero në ‘96

Juventus dhe Dybala evropian, argjentinasi si Del Piero në ‘96

0

Paulo Dybala ishte një fëmijë kur Alessandro Del Piero ”puthi’’ Championsin e fundit me Juventusin. Atë vit ish-sulmuesi bardhezi e mbylli me 13 gola, udhëtim i cili ishte vendimtare për pjekurin e tij, aq shumë saqë arriti i katërti në garën për “Topin e Artë”. Dybala ka trashëguar dhjetën e cila për shumë vite ishte lëkura e dytë e “Pinturicchio”-s. Dallimi midis një lojtari normal dhe një të veçanti e bën aftësia e tij për të arritur nivelin në ndeshjet që vlejnë. Paulo ka shënuar deri tani më pak se standardi i tij, por ai është golashënuesi më i mirë i “Zonjës së Vjetër” në Europë me 5 gola.

Tani qëllimi i argjentinasit është që të jetë në formën më të mirë sfidën e dyfishtë të 1/8-ve me Atletico Madridin, sepse ai e di se ngjitja në majën e futbollin kalon nga një turne si Champions League. Rruga e tij evropiane, e cila deri më tani ka qenë një ritëm i gëzimeve të mëdha (dopieta ndaj Barcelonës) dhe zhgënjimet e nxehta (si finalja e humbur në Cardiff). Edhe Del Piero në 1995-96 arriti në pushimin e Krishtlindjeve me pak gola por mbi të gjitha në Evropë (5 si Paulo).

Del Piero dhe Dybala nuk kanë luajtur kurrë së bashku, por mes tyre ka një harmoni të jashtëzakonshme: Janë gjithmonë në kontakt, Ale është vëllai i madh, i cili mund të jetë njeriu i duhur për t’u frymëzuar për të shkuar sa më larg. Në moshën 25 vjeç , Dybala e di se ka mbërritur momenti i maturimit. Blerja e Ronaldos te Juventusi ka rritur besimin për të harruar dy hidhërimet nga dy finalet e humbura në Ligën e Kampionëve. Për këtë arsye Paulo-s nuk i ”peshon” fakti për të luajtur larg portës, duke patur më pak mundësi për të gjetur rrugën e rrjetës. Ajo që ka më shumë rëndësi është që të besohet në qershor. Në kokën e numrit 10 të bardhezinjve është fitimi i finales së madhe të Madridit në muajin qershor.

Dybala ka mësuar të menaxhohet dhe të kujdeset më shumë, edhe në kohët e pushimit: në Miami, ku kaloi pushimet me të dashurën e tij Oriana dhe familjet, përfitoi për të rimarrë energjitë, duke ndjekur me përpikëri dietën e ushqimit dhe programin atletik i ofruar nga klubi për të gjithë lojtarët. Ai e kaloi kohen duke iu kushtuar edhe dy sporteve të tij të preferuara, basketboll dhe tenis: i pari si një spektator, ndërsa i dyti si protagonist kryesor, duke bërë një lojë me të dashurën, që është mbesa e Gabriela Sabatini. Ai u kthye në Torino gjithnjë e më shumë i dashuruar dhe me një dëshirë të madhe për të filluar. Pas më pak se një jave do të luhet finalja e Superkupës së Italisë, teksa ai është gati për të rritur edhe më shumë nivelin e tij. Do të jetë stërvitja e duhur për në Ligën e Kampionëve.

/Folshqip.al- Majlinda Noka/

Shkrimi i “La Gazzetta Dello Sport”

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.