Home Sport Juventus mposht Sampdoria-n, “hipotekon” titullin

Juventus mposht Sampdoria-n, “hipotekon” titullin

0

Pas goditjes dhe eliminimit nga Champions League, Juventusi ka shfryrë të gjithë “dufin” përballë Sampdoria-s, me bardhezijtë që fituan 3-0.

Ishte kroati Mario Mandzukic ai që zhbllokoi shifrat. Sulmuesi shfrytëzoi një krosim të Dauglas Costa dhe me një goditje me të djathtën e depozitoi topin në rrjetë.

Ishte kroati Mario Mandzukic ai që zhbllokoi shifrat. Sulmuesi shfrytëzoi një krosim të Dauglas Costa dhe me një goditje me të djathtën e depozitoi topin në rrjetë.

Edhe goli i dytë dhe i tretë “u gatua” nga këmbët e brazilianit Costa, që në minutën e 60-të krosoi për Howedes ndërsa 15 minuta më vonë, shërbeu në hyrje të zonës për Khedira, me këtë të fundit që “vulosi” fitoren.

Pas kësaj fitoreje, bardhezijtë e dërgojnë në gjashtë pikë distancën me Napolin e vendit të dytë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here