Katër kllounët e KQZ që aktrojnë arbitrin e pavarur

0

Kur fillon komedia gajasja nuk ka fund. Aktorët këtë radhë janë katër militantë socialistë që publikut i shiten si arbitra të pavarur të zgjedhjeve. Pas vendimit për të mos përfillur dekrtetin e presidentit Meta për anullimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale, Denar Biba, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri kanë arritur në përfundimin se janë në rrezik për jetën. Dhe si për tu shpërblyer për shërbimin që i kanë bërë partisë së tyre, ata kanë bërë kërkesë dhe janë mbarë në mbrojtje me badigardë.

Po pse kanë frikë militantët e veshur si gjykatës të panashëm?

Megjithëse, njësoj si për të gjorin Borchard, askush nuk ka ndërmend të ngrejë dorën ndaj tyre edhe njëherë, Denar Biba, Edlira Jorgaqi, Bledar Skenderi dhe Rezarta Bitri po i lejojnë vetes të përdoren si kllounë të propagandës.
Tashmë e kanë bërë zakon një gjë të tillë edhe me vendimet që kanë marë brenda KQZ-së. Lapsi.al i ka numëruar prej fillimit shërbimet e tyre ndaj partisë që i ka katapultuar në postet që mbajnë.

Pasi opozita dogji mandatet dhe mori vendimin të bojkotonte zgjedhjet, Ramës i duhej në mënyrë urgjente një kundërshtar fasadë. Partia Bindja Demokratike e krijuar sa hap e mbyll sytë e kishte të vështirë të kapte afatet e regjistrimit në zgjedhje. KQZ u detyrua ta analizonte në 27 prill kërkesën e partisë së Patozit. Por kishte një problem. “Bndja” ende nuk kishte marë vendimin e gjykatës. Madje në ditën e shqyrtimit ajo nuk kishte të plotë as dokumentacionin. “Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjellë të gjithë dokumentacionin ligjor,” tha gjatë mbledhjes kryetari i komisionit që përfaqëson opozitën, Klement Zguri, duke theksuar se përfaqësuesit e partisë së Patozit i kanë dorëzuar disa prej dokumenteve më 23 prill, dy ditë pas afatit.
Ai shtoi edhe argumentin e dytë: “tani që flasim (27 prill) vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike ende nuk ka lindur, kështu që në nuk kemi se ç’të regjistrojmë”.
Por me gjithë këto probleme flagrante katër socialistët e pavarur vendosën rregjistrimin ndonëse vendimi i gjykatës nuk kishte marrë formë të prerë. Ramës i duheshin konkurentë për garë dhe KQZ nuk mund të mos ia bënte këtë favor.

Episodi i dytë është po kaq i rëndë. Katër muskëtierët e partisë, të prirë nga Denar Biba, njeriu që për llogari të qeverisë u nis të korruptonte një gjykatës të Strazburgut, ngritën dorën me urdhër partie, për të mos pranuar kandidaturat që PD dhe LSI-së duhet të paraqisnin për ngritjen e komisioneve zonale. Nëse Kodi Zgjedhor (neni 29 /shiko faksimilen poshtë) i obligon partitë kryesore të opozitës të plotësojnë gjysmën e KZAZ-ve, kamikazët e rilindjes në Komisionin Qëndror përdorën një mori akrobacish juridike për të pamundësuar këtë.

Ata burra dhe gra bënin aryetime politike që nuk u përkisnin, nëse një forcë politike që nuk garon në zgjedhje, ka të drejtën apo jo të ketë komisionerë, merrnin rolin e gjykatësve kushtetues që mungojnë, për të interpretuar frymën e kodit dhe jepnin përcaktime se kush quhet apo nuk quhet parti parlamentare, kur ligji i ka të shkruara të zeza mbi të bardhë.

Si përfundim ata morrën vendim po me katër vota se partitë opozitare nuk duhet të kishin komisionerë siç e do ligji duke bërë në zgjedhje dhe organizatorë dhe votues, dhe komisionerë dhe vëzhgues të jenë po rilindasit.

Rasti i tretë po aq flagrant është ai i dekretit të Ilir Metës për anullimin e 30 qershorit. Mbit ë në mjedisin shqiptar po zhvillohet një debat: A duhet ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese që nuk ekziston apo Gjykata administrative. Rilindasit mbrojnë versionin e dytë që u bën të mbarojnë punë shpej e shpejt dhe ta shndërkojnë në nul dekretin e kreut të shtetit. Por e bukura është me KQZ. Katër socialistët e saj u treguan më katolikë se papa dhe nuk pritën as rrugën juridike që u servirte partia. Pra të prisnin gjykatën administrative dhe pastaj të fillonin punën. Me Bibën në krye (nuk ka asnjë konotacion negativ është mbiemri real – shënim i Lapsi.al) ata morën rrolin e gjykatës dhe vendosëm që akti i metës është i pavlefshëm. Pararësisht se kreu i KQZ, Zguri i bëri thirrje të mos merrnin rolin e gjykatës dhe braktisi mbledhjen, ata votuan edhe një herë si bij të devotshëm të partisë.
Dhe tani, fundi i historisë që mbyllet në mënyrë komike, ata po pajisen edhe me badigardë për shërbimet e kryera.

©Lapsi.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.