Kim Kardashian rrëfen sakrificat që iu desh të bënte në….. : Mezi marr frymë

0

Kur vjen puna tek moda, Kim Kardashian është gjithmonë shumë e përkushtuar. Paraqitja e saj në ‘Met Gala’ të këtij viti, ishte ndër më të komentuarat, por sigurisht nuk mund të mos tërhiqte vëmendje beli i saj shumë i vogël.

Kim kishte përdorur një korse, për të cilën i ishte dashur të sakrifikonte shumë. Ajo nuk mundte të ulej, të urinonte apo të merrte frymë lirisht. Në fakt, që ajo të vishte korsenë, u desh një grup që përbëhej nga 3 veta.

Në një video të publikuar në ‘Instagram’, Kim dëgjohet të thotë: “Në rregull, Anna Wintour, nëse nuk ulem për darkë, tani e kupton pse. Do jem duke lëvizur, folur, por do ta kem të vështirê të ulem. Më uro fat, nuk do mundem të urinojë për 3 orë.

Po mendojmë për një plan, për raste emergjence”. Me këtë video merr kuptim dhe shprehja “Bukuria ka sakrifica”, megjithatë çdo gjë ia ka vlejtur, pasi Kim vodhi vëmendjen e të gjithëve në event./revistawho

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.