Home Editorial Koço Kokëdhima- Avni Rustemi i ri!

Koço Kokëdhima- Avni Rustemi i ri!

0

Skandalet e fundit qeveritare dhe betejat politike e kanë vendosur Edi Ramën në pozitën më të vështirë gjatë 5 viteve të qeverisjes. Dje në Kuvend pati akuza, sulme, fyerje dhe sherr mes PS-së dhe opozitës. PS u hoqi të drejtën e fjalës deputetëve të kampit kundërshtar brenda sallës, ndërsa opozita nisi një aksion gueril duke i ndërprerë Edi Ramës dhe PS komunikimin me mediat jashtë Kuvendit. Një situatë e paprecedentë që duket se është vetëm fillimi i një stine protestash të opozitës dhe aksionesh politike në Kuvend dhe në rrugë. Ajo që po ndodhë këto ditë, sipas opozitës, është vetëm fillimi i një përshkallëzimi të protestave që nuk dihet sesi do të përfundojnë. Kur fyerjet, sherri dhe dhuna nisin në Kuvend, zakonisht nuk ka vonuar dhe ato kanë zbritur në rrugë, jo më mes politikanëve, por militantëve dhe kokave të nxehta.

Pjesë e betejës politike dhe sulmeve janë bërë dhe kërcënimet serioze që i bëhen direkt kreut të qeverisë Edi Rama. Dje dy plotikanë me peshë dhe përvojë në politikë lëshuan apele që mund të merren dhe si kërcënime me jetë ndaj kryeministrit.

I pari ishte ish-kryeministri Sali Berisha. Duke përmbledhur gjithë problematikën e qeverisë; drogën, krimin, skandalin e ekstradimit të financierit të Habiljave dhe marrëveshjen e fundit me Greqinë, Berisha tha se Edi Rama do të ketë pasoja personale. Duke folur për marrëveshjen me Greqinë, Berisha tha se nëse kryeministri do të fal qoftë edhe një centimetër territor për Greqinë do të “do ta paguajë me të gjithë çmimet e merituara”. Ndërsa edhe më i ashpër ishte kur foli për protestat e radhës së opozitës. Ai tha se nëse PS-ja dhe Rama vazhdon të sillet në këtë mënyrë, protesta tjetër “ka për ta fshirë nga faqja e dheut kryeministrin, do ta fshijnë shqiptarët në revoltën e tyre të ardhshme”.

Ndërkohë një kërcënim më serioz dhe më i drejtpërdrejtë është bërë në adresë të Edi Ramës nga ish-miku i tij i ngushtë, Koço Kokëdhima. Njeriu që e mbështeti si askush tjetër Edi Ramën në politikë dhe e ndihmoi të ngjiste shkallët e pushtetit, i kujtoi dje Edi Ramës se do të ketë fatin e Esat Pashë Toptanit. “Nëse kjo qeveri do dëmtojë qoftë edhe një milimetër hapësirat detare dhe tokësore të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama do jetë Esat Pashë Toptani i ditëve tona dhe do të ketë fatin e Esat Pashë Toptanit!”,- tha Koço Kokëdhima, në një deklaratë të shpërndarë dje për mediat. Deklarata e kreut të partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima është një kërcënim i hapur dhe i paprecedentë. Kujtojmë se Esat Pashë Toptani u akuzua si tradhtar për shitje të territoreve të Shqipërisë dhe u vra nga Avni Rustemi. Aludimi i ish-mikut të kryeministrit është i qartë. Nëse Edi Rama firmos kundër interesave të Shqipërisë, ndaj tij mund të ketë të njëjtin reagim popullor si ndaj Toptanit duke lënë të kuptohet eliminim fizik. Kjo thënie publike e Koço Kokëdhimës ka nevojë të merret seriozisht në konsideratë nga Policia e Shtetit, sepse ka kërcënuar me vrasje kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Mësohet se që mbrëmë shtëpia e kyeministrit ka përforcime nga garda, lëvizjet e tij janë reduktuar, ka shumë roje të veshur civilë që ruajnë Edi Ramën, ndërkohë që shërbimet sekrete po ruajnë Koço Kokëdhimën për të parë se më cilët apo cilin takohet dhe çfarë planesh ka ai edhe personalisht për tu kthyer në një Avni Rustem të dytë.

Kokëdhima ishte deri para dy vitesh miku më i ngushtë i Edi Ramës, por dashuria tashmë duket se është kthyer në urrejtje. Fakti që Koço Kokëdhima i kujtoi publikisht kryeministrit Rama fatin e Esad Pashë Toptani, i cili u vra nga Avni Rustemi, si dhe duke ditur patriotizmin e fortë të Kokëdhimës, nuk është çudi që akti i Avni Rustemi ta miklojë sedrën e Koços.

Kryeministri Rama nga dje ka shtuar rojet dhe lëvizjet e tij janë shumë të kontrolluara. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ka dhënë urdhër kryeministrit, për arësye sigurie, të mos lëvizë natën me taksi, ku siç ka thënë vetë Rama se del për të bërë sondazh se çfarë mendon populli për qeverinë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.