Home Kultura Kruja dhe Skënderbeu; Ja ekspozita e 50 artistëve të njohur

Kruja dhe Skënderbeu; Ja ekspozita e 50 artistëve të njohur

0

Skënderbeu është një figurë emblemë e historisë sonë që ka frymëzuar shumë artistë, jo vetëm në gjininë e pikturës apo grafikës, por edhe në muzikë e arte të tjera.

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar, Instituti i Librit dhe Promocionit dhe Bashkia Krujë ka çelur një ekspozitë që mbledh së bashku 50 artistë të njohur, të cilët kanë trajtuar figurën e Skënderbeut në punimet e tyre.
“Jemi shumë të lumtur që i bashkohemi iniciativës sonë, puna dhe vepra e gjithë këtyre piktorëve që jetojnë dhe punojnë në ditët tona”, u shpreh Irena Toçi.
Kujtim Buza solli në këtë ekspozitë këtë peisazh të Krujës, ndërsa mendon se Skënderbeu duhet pikturuar më shumë në dimensionin e tij njerëzor.
“Skënderbeu ende sa është cekur, im atë ka një cikël punimesh të Skënderbeut dhe gruaja e tij, ne e kemi patur si mëkat ta nxjerrim gruan pranë Skënderbeut. Mirëpo nuk është e drejte, ajo rri shumë bukur. Skënderbeu ka qenë njeri, ne e paraqesim me shpatë”, tha Kujtim Buza.
Adrian Cene në pikturën e tij dyluftim e ka parë kështu heroinë.
“Qëllimi im ka qenë më tepër, piktura se sa heroi vet kështu që ajo del vetvetiu nga kërkimi artistik”, tha Adrian Cene.
Azem Kucana frymëzohet për punën e tij nga filmi i Skënderbeut.
“Duke e parë të gjithë historinë e Skënderbeut, bashkë me pikturat që e kanë shoqëruar në vite u përpoqa ta bëj pak më njerëzor, më diplomat”, tha ai.
“Dhe kjo ekspozitë e përfaqeson besoj në tërësinë e vet, qoftë figurën e Skënderbeut, por edhe në peizazhet e Krujës, qe natyrisht është një qytet që lidhet ngushtësisht me emrin dhe figurën e tij”, tha Edmond Kojani.
62 pikturat janë ekspozuar për publikun në hollin kryesor të Muzeut Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.