Kryemadhi tregon momentin e vështirë: ‘Granata më plasi te këmbët, kisha dhimbje të forta’

0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka rrëfyer për Neës 24 edhe momentet e panikur kur një granatë zhurmuese i plasi te këmbët, gjatë protestës te Kuvendi ku policia sulmoi qytetarët me gaz lotsjellës.

Kryemadhi tha se granata i shkaktoi një dhimbje të fortë në vesh, ndërkohë që të cenuar nga kjo ngjarje ishin edhe gazetarë që xhiruan momentin e vështirë.

“Njerëzit janë dëmtuar jo vetëm me gaz por edhe me ujë me solucion kimik sot. Edhe unë jam ndjerë keq. Një bombë e tillë si kjo që i ka plasur Erjonit më ka plasur edhe mua. Zhurma ishte e fortë. Po ashtu edhe përdorimi i gazit sot ishte i ekzagjeruar. Unë isha diku tek kafe 1 Maji dhe e ndjeva”,- tha Kryemadhi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.