Home Editorial Kryeministja e Serbisë: Serbia do paqe

Kryeministja e Serbisë: Serbia do paqe

0

Kryeministja e Serbisë Ana Brnabiq paraqiti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB qëndrimet e vendit të saj. Brnabiq foli para një salle me pak vetë.

Ajo duket shumë e vendosur. Me këmishë blu me shkëlqim dhe xhaketë blu të errët, flokët e shkurtra të lyera me xhel ngjitur nga mbrapa. Fytyrën të hapur dhe ballin që e rrudh sipas rëndësisë së fjalëve. Kryeminisitrja e Serbisë, Ana Brnabiq, flet në Asamblenë e Përgjithshme, ditën e tretë të debateve. Salla ka pak vetë. Është dita e tretë dhe delegatët e lodhur kanë dëgjuar fjalime pa fund. Të gjitha janë për paqe.

Paqja është një nga fjalët që dëgjohet të thuhet më shumë edhe nga Ana Brnabiq. Që në fillim ajo siguron publikun se Serbia është e angazhuar që të zbatojë në praktikë axhendën e sesionit, krijimin e një shoqërie paqësore, të drejtë dhe të besueshme. “Bota sot përballohet me sfidat e pasojave të klimës, migracionit, terrorizmit, populizmit në rritje dhe ndarjeve të mëdha mes nesh në një kohë kur kemi nevojë për konvergjencë më të madhe. Në përpjekjet për të ndërtuar një botë më të mirë ne duhet të fillojmë nga vetja, si individë, pastaj si vende, si rajone e si kontinente”, tha Brnabiq.

Serbia do të jetë në BE

Großbritannien EU-Westbalkangipfel in London | Ana Brnabic, Premierministerin Serbien (Reuters/S. Dawson)
Serbia ndodhet në rrugën e rigjetjes së vetes, si një shoqëri e begatë, dinamike, shoqëri e hapur, brenda Europës së bashkuar, që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Për të gjetur përgjigjen pse futja në BE është synimi ynë strategjik, ne kthehemi tek baza e vlera. Vlera themelore e Bashkimit Europian, po ashtu si e Kombeve të Bashkuara është paqja.

Trembëdhjetë herë thotë në fjalimin e saj Brnabiq „peace”, paqe. Jo ekonomi, tregëti apo treg më i madh. Është paqja. Bashkimi Europian ka qenë një projekt paqeje i suksesshëm. Dhe ne duam, e kemi të nevojshme të jemi pjesë e tij, që në Ballkan të ketë paqe, stabilitet dhe progres, në këtë rajon të trazuar të botës të njohur si fuçi baroti e Europës.

Mbasi foli për sukseset e Serbisë katër vitet e fundit, Brnabić, i kthehet sërish paqes: „Ne duhet të marrim përgjegjësi për krijimin e paqes dhe prospertetit…Nuk mund ta theksoj sa duhet, sa i rëndësishëm është bashkëpunimi rajonal dhe stabiliteti për Serbinë… Ne jemi njohur gjithnjë për emocione të mëdha, sakrifica, luftëra poetike, armiqësi tradicionale. Sot Serbia është duke u munduar fort t’i lë këto në të kaluarën dhe të rritet për t’u bërë më e përgjegjshme, dhe jo emocionale, më pragmatke dhe jo u mbytur në mite, krenare për fitoret dhe jo për humbjet, një vend që është duke krijuar miqësi aty ku nuk pritet, aty ku kanë qenë armiqësitë tradicionale. Deri këtu shumë mirë. Po si shkohet tek paqja?

Retorika e njëjtë si më parë

EBRD Gipfel zum Westbalkan in London Ana Brnabic und Ramush Haradinaj (Getty Images/AFP/D. Leal-Olivas)
Pasi lëvdon presidentin serb Aleksandara Vuçiq, ajo flet edhe për Kosovën. Ajo sjell këtu çështjen e “Provincës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, e cila ndau në mes madhe dhe Kombet e Bashkuara, më pak se gjysma e vendeve anëtare e kanë njohur deklaratën e pavarëssisë së Kosovës, ndërkohë që më shumë se gjysma, që janë më shumë se 5 miliardë njerëz, nuk kanë pranuar ta njohin ndarjen ilegale të Kosovës”. Ajo që Serbia është munduar të bëjë vitet e fundit ka qenë përpjekja për të mbyllur kutinë e Pandorës, hapur dhjetë vjet më parë kur autoritetet e Prishtinës deklaruan pavarësinë dhe shpejt një numër vendesh e njohën këtë deklaratë pavarësie pa marrë parasysh ligjet dhe standartet ndërkombëtare…

Rruga për paqe

Serbia sot është e angazhuar për paqe, tha Brnabiq. “Ne do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për komunitetin serb, por duhet të jemi tolerant dhe të durueshëm. „Ju them se sado i vështirë që të jetë, sado sfidues, sado i pashpresë të jetë dialogu me Prishtinën, ne do qëndrojmë të anzazhuar të gjejmë një kompromis që do të sjellë paqe të qëndrueshme, prosperitet dhe të ardhme të ndritur për të gjithë popujt e rajonit”.

Brnabiq kërkoi mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar për të arritur progres në dialog. Dhe e mbylli duke folur për Serbinë sikur të ishte një vend ideal, me njerëz ideal, që japin kontributin për një botë më të mirë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.