Home Aktualitet Kryeprokurorja Marku takohet me përfaqësues të “Euralius”

Kryeprokurorja Marku takohet me përfaqësues të “Euralius”

0

Kryeprokurorja Arta Marku zhvilloi sot një takim me përfaqësues të misionit “EURALIUS”.

Temë e bisedimeve ishte ecja përpara me zbatimin e reformës në Drejtësi si dhe procesin e “Vetting”-ut.

Siç njofton zyra për shtyp e kryeprokurores, Arta marku theksoi rëndësinë që ka përshpejtimi i “Vetting”-ut, ligji për rivlerësimin e figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për sistemin e drejtësisë. Gjithashtu u theksua nevoja për forcimin e integritetit të prokurorëve dhe gjyqtarëve në luftën kundër veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe trafiqeve. Bashkëbiseduesit theksuan njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës së ndërsjellë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.