Home Kryesore Kullë e madhe ndërtimi e një biznesmeni te Teatri Kombëtar

Kullë e madhe ndërtimi e një biznesmeni te Teatri Kombëtar

0

A do ngrihet një kullë atje ku sot gjendet godina historike e Teatrit Kombëtar e projektuar nga Gehrardio Bosio? Kjo është një nga arsyet që aktorët më me emër në vend janë hedhur në një protestë. Ata pretendojnë se po i përndjekin nga salla e tyre pasi aty Rama dhe Veliaj kanë planifikuar të ndërtojnë një tjetrë grataçielë. Nga ana tjetër me gjysëm zëri autoritetet shqiptare mohojnë se godina do të prishet për t’I bërë qejfin tekave të ndonjë oligarku.

Po si qëndron e vërteta?

Duke mos pasur asnjë të gjënë përpos paranojës së përligjur të aktorëve Lapsi.al ka bërë një bilanc se si është është vepruar herët e tjera. Se si Rama ka përdorur argumentin e godinave të vjetra, e rindërtimit të tyre, e ruajtjes së fasadës apo justifikime të ndryshme për të prishur monumente të Tiranës historike.

Fillimisht si ministër kulture në 1999 Edi Rama hodhi një hap të paparë. Ai kërkoi nga parlamenti miratimin e një fondi për financimin e një biznesi privat. Tirana, një dekadë pa kinema, duhet të kishte një vend ku të projektoheshin prodhimet e Holliëod-it ishte argumenti i tij. Dhe ish miku i tij A. Xhillari filloi rindërtimin e kinemasë të parë tek kinemaja e vjetër Republika. Po nuk kaloi shumë dhe i njëjti investitor, me Ramën tashmë kryatar Bashkie kinema Republikën e ktheu në një kullë (foto poshtë). Kinemaja e vjetër u zhduk për gjithmonë shkruan lapsi.

Histori më e tmershme është ajo me kinemanë më të vjetër në Tiranë të cilën brezi i kaluar e mban mend me emrin 17 nëntori. Ajo qe kinemaja e parë e hapur në Tiranë me emrin Nacional. Në

1945, me ardhjen e komunistëve në pushtet u bë shtetëzimi i saj. Iu ndërrua emri nga “Nacional” në ditën e çlirimit të Tiranës. Në vitet e para shërbeu edhe si sallë gjyqi, ku zhvilloheshin “gjyqet e popullit” ndaj “tradhëtarëve”.

Megjithëse e mbushur me histori ne fund të vitit 2002 ajo u shkatërrua pasi Edi rama dha mbi të një leje ndërtimi. Në fillim (ashtu siç pretendohet sot për stadiumin apo teatrin) u tha se poshtë pallatit do të ndërtohej një sallë kinemaje. Pastaj pasi presioni i mbrojtësve të trashigimisë u shtua u sigurua se arkitekti mendonte të ruante dhe fasadën. Por sot kur ndërtimi ka mbaruar (shiko foton) aty nuk ka mbetur asnjë gjurmë as nga fasada as nga kinemaja.

Sot Edi Rama miratoi edhe një leje tjetër aty ku dikur ruhej Muzeu i shkencave të natyrës. Për hir të së vërtetës muzeu u shkatërrua që gjatë kohë së Berishës, sepse edhe ish kryetari i bashkisë Basha, planifikonte aty një pallat. Por me të ardhur në pushtet edhe Rama vazhdoi planin e Bashës dhe miratoi së fundi pallatin këtu poshtë (shiko foton si ishte dhe çfarë do ndertohet).

Me të njëjtën llogjikë për të ngritur një kullë u shkatërrua stadiumi i vjetër Qemal Stafa, që po ashtu si Teatri Kombëtar është një vepër e arkitektit Italian Gherardo Bosio. Shkallmimi i tij prishi gjithë ansamblin harmonik të sheshit të universitetit një nga ansamblet e paprekura të arkitekturës fashiste. Në vend të tij kryeqytetasit fituan një stadium me kullë. Edhe për këtë si për kinema 17 nëntorin kryeministri ka premtuar se fasada e Bosios do të konservohet.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here