Home Editorial Kush është lobisti i Bashës, Nick Muzin?

Kush është lobisti i Bashës, Nick Muzin?

0

Nicolas Muzin, njeriu që u pagua për të lobuar dhe mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, është një ish-këshilltar strategjik i senatorit Ted Cruz gjatë fushatës së tij për president dhe një person mjaft aktiv në qarqet hebreje republikane në Shtetet e Bashkuara.

Ishte pikërisht kjo arsyeja, përse vitin e kaluar, vendimi i tij për të punuar për Katarin, një shtet jo fort i pëlqyer prej hebrenjve, u prit me habi.

“Emri i Muzinit ishte në gojën e të gjithëve”, citonte asokohe “Politico” ambasadorin izraelit në Shtetet e Bashkuara, Ron Dermer, dhe pjesëmarrës të takimit të koalicionit hebraik republikan në Uashington.

Vetëm për të flitej dhe 3 ishin shqetësimet kryesore. Përse do të punonte Muzin për një klient aq grotesk sa Katari? Përse donte t’i shiste udhëheqësit hebrenj në takimin me Katarin, që akuzohet se ka financuar grupin palestinez ‘Hamas’? E përse nuk po paguhej më shumë për punën e tij polemizuese, gjë që do të përbënte një justifikim?

Muzin nuk bëri asnjë koment. Këtë herë u bënë Shqipëria dhe Partia Demokratike, ato që e rikthyen në vëmendje lobistin amerikan. Një ish-ndihmës i fushatës së Trumpit, një pagesë gjysmëmilioni dollarësh, një parti politike konservatore shqiptare, 4 kongresmenë republikane, “Breitbart News”, një restorant kosher në Nju Jork, një shërbim ‘online’ takimesh që promovon gratë “e bukura” ukrainase, dhe kompanitë “guackë” të lidhura me Rusinë.

Këto ishin, sipas revistës “Mother Jones”, disa prej elementëve të një rrëfenje të çuditshme ndikimi, që nxit dyshimet se rusët përdoren fshehurazi republikanët në Uashington në një përpjekje për të ushqyer konfliktin politik në Ballkan.

Artikulli ngrinte dyshime se, pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP”, me bazë në Skoci, qëndrojnë biznesmenë rusë. Vet Muzin nuk del në skenë. Po kush është ky njeri?

Në vitin 2010, Nicku ishte njeriu që menaxhoi ngritjen e Tim Scottit të Karolinës së Jugut, i pari republikan me ngjyrë që prej periudhës së pasluftës civile që përfaqësonte një shtet jugor në Senatin amerikan.

Verën e vitit 2016 nisi të punonte me fushatën e Donald Trumpit për koalicione, grumbullim fondesh dhe shtrirje politike në shtetet e lëkundura, përpjekje që kulmuan me një seri shfaqjesh të atij që ishte asokohe “kandidati Trump”.

Pas zgjedhjeve u caktua pjesëtar i ekipit të tranzicionit për të ndihmuar rekrutimin e kandidatëve për administratën e re. Përveç diplomës së Juridikut nga Universiteti Yale, strategu politik i lindur në Kanada, në mur mban edhe një diplomë Mjekësie të “Albert Einstein College of Medicine”.

Muzin është gjithashtu drejtor i politikave kombëtare në Komitetin e Veprimit të Uashington DC-së, “Tomorrow is Meaningful” (TIM-PAC), i cili fokusohet në inkurajimin e sipërmarrjes, kujdesit shëndetësor, reformës tatimore, në forcimin e lidhjeve të Amerikës me aleatin e vjetër Izraelin dhe synimin shtesë për të siguruar kandidatë të suksesshëm, të cilët të forcojnë bazën e lëvizjes “Tea Party”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.