Kush ja pagoi biletën ministrit për në Bejrut?

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ndodhet në Bejrut prej më shumë se një jave, sipas tij, për të ndihmuar në lirimin e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha.

Në fakt, nxjerra e Alvinit nga kampi ku mbaheshin të dënuarit e ISIS u bë nga autoritet Italianë, Kryqi i Kuq, Gjysëm Hëna e Kuqe, ndërhyrja e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, Këshilltari i Presidentit, Ilir Kulla etj., ndërsa  ministri Lleshaj duket se ishte në Liban vetëm mbështetje morale.
Aranitaj Brahaj, Drejtoresha e “Open Data Albania”, një institucion i pavarur që monitoron përdorimin e financave publike, në një postim në Facebook shprehet se përse duhet që Ministria e Brendshme të shpenzojë fonde vetëm për një foto.
Brahaj paraqet gjithë listën e shpenzimeve të kësaj ministri, ku rezulton se gjatë një viti vetëm për udhëtime me avionë janë shpenzuar më shumë se 60 milionë lekë.
“Kush e pagoi biletën e z. Lleshi për Bejrut. A janë dakord taksapaguesit të kontribuojnë që ministri të udhëtojë për Foto-Propagandë?
Nga 1 janari e deri sot Ministria e Brendshme ka paguar përmes thesarit për axhensi për transport ajror shumë prej 6.25 milion lekë (me shume se 60 mijë usd) si Udhëtime Jashtë Vendit . Në shumicën e rasteve këto janë udhëtime të ministrit dhe zyrtarëve nivel i lartë, shpenzime të aparatit të ministrisë dhe jo të Policisë së Shtetit. Mes tyre duhet të jetë edhe pagesa për biletën e Ministrit Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvin”, shkruan Aranitaj Brahaj.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.