Lajme të këqija nga moti/ Rikthehet shiu, shtrëngata në …

0

Pas dy ditëve pa reshje, ditën e nesërme do të ketë rikthim të shiut në vend.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në disa zona të vendit mund të ketë edhe shtrëngata shiu.

Parashikimi i motit për ditën e enjte:

Dita e enjte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat do të vijnë në dendësim kryesisht në mesditë e pasdite.

Reshjet e shiut priten të bëhen prezente në orët e pasdites në veriperëndim për tu shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të vendit. Reshjet do të jenë fillimisht me intensitet të ulët, ndërsa në mbrëmje fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në zonën veriperëndimore.

Era do të jetë nga kuadrati i Jugut 2-10m/s, erë e vrullshme përgjatë vijës bregdetare deri në 20m/s.

Temperaturat parashikohen të pësojnë rritje kryesisht në mesditë për shkak të erës jugore.

Me konkretisht:

Zonat malore 5°C deri në 19°C

Zonat e ulëta 6°C deri në 24°C

Zonat bregdetare 9°C deri në 23°C

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.