Home Aktualitet Lezhë, të rinjtë e FRPD-së presin Ramën me protesta (FOTO)

Lezhë, të rinjtë e FRPD-së presin Ramën me protesta (FOTO)

0

Kryeministri Edi Rama së bashku me deputetët e zonës, ndalesën e radhës për anëtarësimet e reja në PS-së, e pati në Lezhë por aty u prit me protesta.

Të rinjtë e FRPD-së u mbledhën në qendër të Lezhës ku e kanë pritur kreun e qeverisë me pankarta në duar. Kritikat e tyre janë për vëmendjen e ulët ndaj rinisë shqiptare, e cila ka zgjedhur të largohet nga vendi. Disa prej tyre mbajnë duar një pankartë ku shkruhet: ”E gjithë vëmendja e Rilindjes për të rinjtë?! 79% e të rinjve duan të ikin”.

Bashkë me Kryeministrin ishte dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolli dhe deputeti socialist Pjerin Ndreu, të cilët e kanë vendosur theksin tek fuqia që kanë të rinjtë për të ndryshuar qytetin e tyre.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.