LIVE/ Parlamenti mbulohet nga tymi, policia shpërndan me ujë turmën

0

TIRANE- Situatë e tensionuar tek parlamenti ku ndodhen një pjesë e protestuesve. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin policor por janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga policia. Ata qëllojnë me sende të forta e gurë por policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Për shkak të gazit edhe gazetarët dhe grupi i xhirimit të News24 është gjendur në vështirësi. Ndërkohë policia ka hedhur dhe ujë me bote për të larguar protestuesit.

Turma është ftuar për të marshuar rreth e rreth Kryeministrisë si simbolikë për rrethimin e qeverisë nga qytetarët. Pasi është sjellë dy herë rreth Kryeministrisë, turma ka vijuar drejt qendrës së kryeqytetit. Një pjesë është vendosur pranë parlamentit ku kanë tentuar të hyjnë brenda por janë ndaluar nga policia e cila ka hedhur gaz lotsjellës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.