Luan Rama: Sakrificat e atyre që themeluan PS, nuk mendonin që sot vlerat e saj do dominoheshin nga krimi

0

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka uruar të gjithë drejtuesit e Partisë Socialiste me rastin se 28 vjetorit të themelimit të kësaj force politike.

STATUSI I PLOTË
Gëzuar ditëlindjen e Partisë tonë Socialiste shoqe dhe shokë socialistë!

28 vjet më parë, e themeluam dhe e rritëm si forcë moderne e progresiste, në luftën për demokracinë pluraliste dhe shtetin e të drejtës, si mishërim të vlerave të patjetërsueshme të humanizmit e solidaritetit, pa menduar kurrë që sakrificat dhe gjithë ai korpus vlerash e kontributesh fondamentale për Shqipërinë Europiane, do të bjerreshin e do të dominoheshin sot prej rekordesh që e lidhin atë mjerisht me krimin dhe korrupsionin endemik, me vjedhjen e votës dhe kriminalizimin e jetës politike dhe publike!

Respekt e mirënjohje për të gjithë drejtuesit e parë të saj; Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Spiro Dede, Ismail Lleshi, Namik Dokle, Dritëro Agolli, Gramoz Ruçi, Fatmir Kumbaro, Arta Dade, Ermelinda Meksi, Xhavat Lloshi, Sabit Brokaj, Fatri Sinani, Maqo Lakrori, Et’hem Ruka, Moikom Zeqo, Luan Hajdaraga e të tjerët, më të rinjtë që erdhën më pas si Ilir Meta e Pandeli Majko!
Nderim dhe respekt për të gjithë socialistët, prej 12 qershorit 1991 e tëhu, që njësoj si themeluesit, ishin e mbeten socialistë!

Diçiturat sipas fotove ne rradhe
1. Në festën e themelimit të PSSH, 12 qershor 2000.
2. Një pjesë e grupit parlamentar të PSSH. Foto e vitit 1999.
3. Grupi i kandidatëve për deputetë të PSSH në rrethin e Tiranës, në zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.