Home Kryesore “Luftë” mes prokurorësh, Dritan Gina kallëzon penalisht Arta Markun te Krimet e...

“Luftë” mes prokurorësh, Dritan Gina kallëzon penalisht Arta Markun te Krimet e Rënda

0

Në Prokurorinë e Elbasanit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në zyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, edhe Dritan Gina i shkarkuar dje nga Kryeprokurorja e Përkohshme, edhe Ardjan Nezha, drejtuesi i ri i komanduar.

Gina gjatë një konference për mediat ditën e djeshme, deklaroi se nuk largohet nga zyra, pasi vendimi i shkarkimit të tij është i paligjshëm.

Nezha, nga ana tjetër, u prezantua zyrtarisht në orën 15:00 dje, para stafit të Prokurorisë së Elbasanit.

Mirëpo, mëngjesin e sotëm në karriken e kryeprokurorit të Elbasanit janë paraqitur dy persona, i shkarkuari Dritan Gina, por edhe kryeprokurori i ri i emëruar nga Marku, Ardjan Nezha.

“Sot u paraqita për të bërë kallzim penal ndaj prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm Arta Marku si dhe kam kërkuar gjykimin e padisë civile në të njëjtin proces për cënim të figurës sime si profesionist. E akuzoj për shpërdorim detyre. Kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda të formave kushtetuese dhe ligjore që i kam argumentuar në kallzimin penal prej 15 faqesh”- u shpreh Dritan Gina menjëherë pas depozitimit të kallëzimit të tij.

Një ditë më parë ishte bashkëshortja e Ginës, Rovena Gashi, që paditi në Prokurori Arta Markun. Gashi kundërshton urdhrin e lirimit të saj nga pozicioni i Drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë.

Këtë urdhër lirimi Gashi e quan “të pavlefshëm” dhe kërkon pezullimin. Në reshtat e padisë Rovena Gashi zbulon se lirimi i saj nga detyra është bërë pasi kërkoi ndërprerjen e mandatit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën.

Nga zyra e tij në ditën e fundit si kreu i Akuzës së Elbasanit Dritan Gina do të lëshonte akuza të forta ndaj vendimit të Arta Markut për shkarkimin e tij duke e cilësuar këtë si akt me prapavijë politike, duke nënkuptuar dhe mbylljen e disa dosjeve të rëndësishme që prokuroria e Elbasanit kishte nisur hetimin në terren për disa zyrtarë të dyshuar për lidhje dhe afera kriminale.

Gina tha ditën e djeshme që do ta refuzonte vendimin e Arta Markut për t’u larguar nga detyra dhe kësisoj këtë të mërkurë në Prokurorinë e Elbasanit, ka nisur një “luftë” që ngren pyetjen se “cilit i përket posti” i drejtuesit të Prokurorisë së qytetit.

Drejtuesi i ri i komanduar Ardjan Nezha është paraqitur zyrtarisht si kreu i ri i Prokurorisë së Elbasanit ditën e djeshme, ndërsa ka hyrë në këtë zyrë edhe Dritan Gina i cili nuk e njeh si të ligjshëm urdhërin e kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Gina ka çelësin e zyrës dhe është ulur në karriken e numrit një të akuzës të Elbasanit. Në të njëjtën zyrë ka hyrë sot edhe kryeprokurori i emëruar dje nga Arta Marku. Të dy në një zyrë e ku sejcili thotë se “unë jam shefi”.

Prokurorët dhe nëpunësit në Prokurorinë e Elbasanit janë të ç’orientuar, pasi akoma nuk dijnë porositë e cilit shef të zbatojnë.

-Unë jam shefi!– thotë Dritan Gina.

-Jo jo unë kam ardhur shef!-bërtet Ardjan Nezha.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here