Home Kryesore Lulzim Basha kërkon largimin e ministrit Xhafaj: 4 kërkesat për prokurorinë

Lulzim Basha kërkon largimin e ministrit Xhafaj: 4 kërkesat për prokurorinë

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga selia blu ka dalë me deklaratë të fortë, pas takimit të mbajtur sot paradite me aleatët.

Ai ka numeruar gjithë favoret që ministri i Brendshëm i ka bërë vëllait te tij, Agron Xhafajt i dënuar për pjesëmarrje në grupin e strtukturuar kriminal për trafik droge dhe ka kërkuar në emër të PD dhe opozitës largimin e menjëhershëm të tij nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Në një deklaratë të gjatë, Basha ka numëruar edhe 4 kërkesat për prokurorinë, e cila, sipas tij, ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria.

Deklarata e Bashes 

Është fakt se Agron Xhafaj është kapur në një operacion ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës i cili është zhvilluar nga Policia Italiane dhe DEA, agjencia amerikane e luftës kundër drogës.

2. Është fakt se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë të konfirmuar nga Gjyakata e Lartë e Italisë me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndërkombëtar të drogës.

3. Është fakt se Agron Xhafaj i ka ikur drejtësisë, ka patur dijeni për të gjitha proceset, ka patur edhe avokat mbrojtës I cili ka ndjekur të gjitha shkallët gjyqësore, por ka zgjedhur që të mbetet në arrati gjatë gjithë procesit të gjykimit dhe dënimit.

4. Është fakt se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali dhe as në Shqipëri.

5. Është fakt se Agron Xhafaj ka qenë dhe është në Shqipëri me identitet të ndryshuar nga Agron në Geron Xhafaj.

1. Në bazën e këtyre fakteve, ligji shqiptar kërkon që Agron Xhafaj të arrestohet dhe të vuajë dënimin që ka marrë.
2. Në bazë të këtyre fakteve, ligji shqiptar anti-mafia kërkon që pasuritë e tij dhe të vëllait Fatmir Xhafaj të hetohen.

Fatmir Xhafaj ka mundesuar qe:

1. Ti shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri
dhe
2. të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës sic e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët.

Fatmir Xhafaj si Ministër i Brendshëm pengon zbatimin e Ligjit Antimafia

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, ka penguar dhe pengon zbatimin e Ligjit Antimafia ndaj vëllait të tij dhe atij vetë.

Fatmir Xhafaj është rasti i vetëm në botë ku Ministri i Brendshëm përgjegjës për zbatimin e Ligjit Antimafia, është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

ÇFARE DUHET TË BËNTE PROKURORIA:

Në këtë situatë duhej që ndaj vetë Fatmir Xhafës të kishte nisur një hetim i gjithanshëm nga Prokuroria.

1. Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz.

2. Së dyti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave, vëllai i tij Agron Xhafaj i dënuar për trafik ndërkombëtar droge nga drejtësia Italiane me 7 vjet e 2 muaj nuk ka bërë asnjë ditë të vetme burg, as në Itali dhe as në Shqipëri.

3. Së treti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit.

4. Së katërti, duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, që mundësojnë vazhdimin e aktivitetit kriminal të Agron Xhafaj.

Ministria e Brendshme, as Policia, as Prokuroria e kapur nga dyshja Rama-Xhafa nuk vepron dhe nuk do të veprojë sa kohë Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm, eprori politik i Policisë që kryen verifikimet dhe hetimet dhe padroni politik i Arta Markut dhe Donika Prelës.

Prandaj Fatmir Xhafaj duhet të largohet menjëherë nga Ministër i Brendshëm.

Fatmir Xhafaj refuzoi që vetingu në polici të fillonte nga ai vetë dhe tani është e qartë pse nuk e pranoi këtë.
Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia.

Heshtja ndaj drogës dhe krimit, ndaj politikanëve të lidhur me krimin ndihmon vetëm krimin dhe politikanët e lidhur me të, jo Shqipërinë.

Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm.

Takimi me aleatet

Në selinë e PD janë paraqitur krerët e partive opozitare, Monika Kryemadhi, Agron Duka, Dashamir Shehi, te cilet kane dale prej andej rreth ores 10:45, 25 minuta pas nisjes se takimit.

kryemadhi ne pd2kryemadhni ne pd1

Ky takim vjen në një moment që PD ka publikur një audio përgjim ku pretendohet se Agron Xhafaj bën pazare droge me një person që PD thotë se është bashkëpunëtor i tij.

Nga ana tjetër vëllai i ministrit ka depozituar kallëzim penal në Prokurori per tre zyrtaret e PD dhe pretendon se në audio nuk është zëri i tij.

Sakaq, PD ka marre vendim qe sot deputetet te jene ne cdo komision parlamentar ku kane kerkuar doreheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Basha ka paralajmëruar se nëse s’do ketë qëndrim nga mazhoranca deri te enjten, opozita pritet që të marrë vendime të mëdha.

Të gjitha opsionet janë në tavolinë, si protesta dhe djegie mandatesh.

Rreth ores 11.30, pas takimit me opoziten, kryetari Basha pritet te kete deklarate ne seli.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.