Majko kryeministër i qeverisë tranzitore? Brahimllari i LSI-së: 100 herë më i mirë se Rama

0

Pas Lefter Kokës, që doli kundër vendimit të grupit duke pranuar mandatin dhe u përjashtua, ish-deputeti Brahimllari thotë se fatin e tij e kanë pësuar edhe këshilltarët në bashkinë e Durrësit që bashkuan votat me socialistët në Këshillin Bashkiak duke votuar disa projektvendime.

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari i ftuar në emisionin “45 Minuta” të Denis Mingës në Report Tv deklaroi se në datë 16 mars qytetarët do të marrin fatet e tyre në dorë për të larguar qeverinë Rama. Ai tha se pas protestës së të shtunës do të fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore. I pyetur nëse Pandeli Majko, do të ishte njëri nga emrat që do të pranohej për të drejtuar këtë qeveri nëse arrihet konsensusi politik, Brahimllari u shpreh se ‘Ka sinjale për zgjedhje të parakohshme parlamentare përderisa artikulohet. Mund të them se dy tre denoncime të Kryemadhit dy-tre muaj më parë u vërtetuan. Nga 16 marsi fillojnë përgatitjet për një qeveri tranzitore. Brenda PS ka socialistë shumë të ndershëm, mjafton që të ikë Rama. Unë nuk flas në emër të LSI-së. Unë kam thënë në një emision që duhet një kryeministër tjetër jo Rama, u artikulua emri i Majkos dhe thashë se është 100 herë më i mirë se nuk është i lidhur me krimin. Por Ballën, jo, ai është i lidhur si Rama”.

Report Tv publikoi mbrëmjen e djeshme një sondazh të realizuar nga “GPF Inspiring Research”, ku 75% e qytetarëve shpreheshin kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve, ndërsa LSI-ja shënonte një rënie të dukshme krahasuar me zgjedhjet e 2017. Por si i komenton Brahimllari shifrat? “Absolutisht kemi të dhënat tona, dhe nuk i reflektojnë, nuk dua të merrem me paragjykimet e sondazhit, por një e dhënë korrekte ka qenë komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët. Fryma pozitive dhe në rritje në mbarë vendin, tregon që qytetarët janë pro djegies së mandateve. Sondazhi më i mirë është ai që marrim me qytetarët në takimet e drejtpërdrejta. Nëse Rilindja ka dyshime mbi sondazhet ta dërgojë vendin në zgjedhje edhe e shikojmë. Çuditem që nuk na ka nxjerrë 3%. Sondazhi i vërtetë është ai që kemi nga komunikimi i drejtpërdrejt me qytetarët”.

Pas Lefter Kokës, që doli kundër vendimit të grupit duke pranuar mandatin dhe u përjashtua, ish-deputeti Brahimllari thotë se fatin e tij e kanë pësuar edhe këshilltarët në bashkinë e Durrësit që bashkuan votat me socialistët në Këshillin Bashkiak duke votuar disa projektvendime. “LSI ka një vendim zyrtar, në datë 22 mos gaboj ka qenë mbledhja e Komitetit Drejtues ku vendosi, që cilido që thyen vendimin politik është i çregjistruar si anëtar partie. Koka nuk është deputet i LSI-së. Unë kam komunikuar në momentin që ka qenë deputet, mbi aktivitetit e LSI. Ka thyer vendimin e grupit, cfarë shkaqesh doni më? Këshilltarët e Durrësit? Jam vendosur në dijeni, cilido që thyen vendimin politik të LSI-së dhe nuk është në interesa të qytetarëve nuk përfaqëson vullnetin e LSI-së,kjo është e njëjtë si për deputetët dhe për këshilltarët. Ky është vendimi politik i LSI-së”.

Në fund të intervistës, ai komentoi edhe deklaratën e kryeministrit të Maqedonisë dje në Tiranë, i cili duke iu referuar situatës politike në Shqipëri i bëri apel opozitës që të mos dalë kundër integrimit të vendit në BE. “Ne nuk jemi kundër, ne kërkojmë që të hapen negociatat, pasi niveli i kontrollit do të jetë më i lartë për qeverinë” përfundoi ish-deputeti i LSI-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.