Home ShowBiz Majlinda Bregu “sherr” me të bijën: Nuk gjete dot vend tjetër…

Majlinda Bregu “sherr” me të bijën: Nuk gjete dot vend tjetër…

0

Vajza e ish-deputetes së PD-së Majlinda Bregu, është tepër e komentuar në media, dhe duket se çdo risi në jetën e saj përbën lajm për portalet shqiptare.

Por mesa duket ky fakt e ka acaruar tej mase Bregun, e cila ka tentuar t’ia ndalojë të bijës, pothuajse të gjitha daljet publike.

E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ajo ka komentuar raportin e saj me vajzën Kejdën, dhe përplasjet me të.

Ish-deputetja rrëfen se në një moment ka bërë sherr me të bijën, për një lajm që kishte përfunduar në portale.

“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shoping.

Unë që flas me të dhe i them nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar?

Po aty e kapa që thashë një budallallëk.

Ndërsa Kejda më tha pse kërkon të më kushtëzosh lirinë.

Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve”, ka deklaruar Bregu.

Theksojmë se Kejda vazhdon studimet në Bruksel, por vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave shqiptare.

1-1449

kejda1

majlinda-2_1470656781-9108291-1

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here