Home Politike Maks Velo: Po hodhet në erë Teatrin, edhe kullat me tritol!

Maks Velo: Po hodhet në erë Teatrin, edhe kullat me tritol!

0

“Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, minat do t’ua vëmë me ligj kullave tuaja!”

Ishte ky paralajmërimi i fortë i Lulzim Bashës këtë të premte, i cili tha se do të bëjë madje një amendim të ligjit anti- mafia për t’i marrë çdo cen e për t’i shkatërruar çdo kullë sipërmarrësve që i kanë hyrë “valles së paligjshmërisë” së bashku me qeverinë.

Por duket se Basha nuk është i vetmi, pasi edhe arkitekti i njohur Maks Velo është shprehur se pallatet të cilave qeveria po i hap rrugë me ligj dhe me prishjen e teatrit duhet të hidhen në erë, duke perseritur deklaratën e Bashës.

Deklarata ka ardhur këtë të premte pasdite, në protestën e rradhës organizuar nga artistët e shoqëria civile, e cila prej muajsh qëndron kundër prishjes së godinës së vjetër.

“Kishte një gjë tjetër sot Basha me shumë rendësi, që paralajmëronte Fushën që ato pallate do hidhen në erë në bazë të ligjit antimafia, kjo ishte gjëja më me rëndësi. Paralajmëronte Fushën që pallatet janë të paligjshme në bazë të ligjit antimafia. Dhe nëse ai hedh këtë (Teatrit) në erë, pallatet do hidhen në erë. Se ça na doli një çudi që se dinja unë, që ai arkitekti na llogariste si sipërfaqe të Teatrit dhe këtu poshtë nën bark dhe thoshte: Po të doni dilni atje dhe bëni përforcona dhe ka një kafe brenda 500 metra 2, se s’mjaftojnë kafet jashtë. Ja ky është ai Teatri i famshëm”, tha Maks Velo.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.