Manchester United është i pandalshëm, mposht 3-1 Arsenalin në FA Cup

0

Manchester United është një makineri perfekte nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Tetë fitore në po kaq ndeshje për “djajtë e kuq” që nga koha kur u largua Mourinho dhe në stol u ul ish-sulmuesi dhe në këtë pikë duket sikur Manchester United nuk do ta ndal askush.

Skuadra nga “Old Traford” mposhti mbrëmë Arsenalin në Londër 3-1 dhe është kualifikuar në raundin e pestë ose në 1/8 e FA Cup. Në vetëm dy minuta 31 dhe 33 United morri avantazhin e dyfishtë në “Emirates” me golat e Alexis Sanchez dhe Lingard të shërbyer nga Lukaku.

Por topçinjtë arritën që ta ngushtojnë diferencën në fundin e pjesës së parë me sulmuesin Aubameyang dhe në fraksionin e dytë kërkojnë me ngulm golin e barazimit por do jetë United që mbyll llogaritë 7 minuta nga fundi me golin e Martial dhe Manchesteri mund 3-1 Arsenalin. “Djajtë e kuq” kualifikohen në 1/8 e FA Cup ndërsa për Arsenalin ky kompeticion përfundon këtu.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.