Home Politike Manjani: Arrestimi i ”dëshmitarit X”, nxjerr më zbuluar Kryeministrin

Manjani: Arrestimi i ”dëshmitarit X”, nxjerr më zbuluar Kryeministrin

0

Ish-ministri ka reagur mbi arrestimin e ”dëshmitarit X” duke e cilësuar si pranim nga ana e policisë se audio-përgjimi ishte i vërtetë. ”Pra policia pranon se ky takim ka ndodhur, është real dhe se audio-video shpreh një ngjarje të vërtetë!”- u shpreh Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit:

Tjetër fakt interesant.

Policia paska gjetur dhe ndaluar personin që ishte “bashkëpunëtori X”, në realizimin e audio-videos.

Shumë mirë!

Kjo do të thotë se:

1. Policia pranon se ai takim ka ndodhur. Pra audio dhe video shprehin një fakt që ka ndodhur.

2. “Bashkepunëtorin X” ata e kanë zbuluar ose nga video ( që do të thotë se qenka autentike); ose nga bashkëbiseduesi (që do të thotë se takimi ka ndodhur). Ndryshe skishte se si ta merrte vesh emrin e bashkepunëtorit…

Pra policia pranon se ky takim ka ndodhur, është real dhe se audio-video shpreh një ngjarje të vërtetë!

Kjo e nxjerr edhe më zbuluar sesa dje Kryeministrin!

Autogol spektakolar!

Faqja e zezë veçae nxihet më shumë!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here