Home Sport Manjani ironizon zgjedhjet në FSHF: Zgjedhje me rëndësi jetike

Manjani ironizon zgjedhjet në FSHF: Zgjedhje me rëndësi jetike

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale për zgjedhjet që do të zhvillohen në fillim të shkurtit për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbolli.

Bie në sy se Manjani ka dashur të ironizojë me kandidatin Bashkim Fino, i cili njëkohësisht është edhe deputet i Partisë Socialiste.

Statusi i Ylli Manjanit

Zgjedhjet në FSHF janë me rëndësi jetike.

Ndërhyrja e Rilindjes në këto zgjedhje bëhet për të siguruar “ndershmërinë”. Flitet se Rusët do ti manipulojnë …

Po të jetë kështu, hallall e pastë Rilindja! Rusët të marrin çtë duan, por jo FSHF!

Sidoqoftë jam kurioz të di çdo të bëjnë me rrushekumbullizimin e parave që kanë hedhur te Stadiumi Kombëtar!

Për zhvillimin e futbollit ska rëndësi!Shohim kampionatet e vendeve të tjera më mirë, sesa të shohim lojtarë e arbitra që hanë dru në fushë!

Zgjedhje me standarte të shtrenjta, jo shaka!

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.