Home ShowBiz Marina Fara harron ish-të fejuarin, foto intime në shtrat me një mashkull...

Marina Fara harron ish-të fejuarin, foto intime në shtrat me një mashkull tjetër

0

Marina Fara është një ndër vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar për fotot me bikini. Madje ajo ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj private.

Një vit më parë lidhja e më pas fejesa e Marinës me biznesmenin Edi Ismaili ishte kryefjala e mediave. Dyshja u ndanë në prill të vitit të kaluar, lajm i cili pushtoi sërish portalet.

Pas kësaj, Marina u përfol për lidhje të reja, ku kujtojmë që gjatë verës u tha se ishte lidhur me një futbollist, por gjithçka mbeti në kuadër të thashethemeve.

Këtë herë ka qenë vetë ajo që ka prezantuar partnerin duke publikuar mëngjesin e sotëm disa foto intime.

Çifti shfaqet në shtrat duke u puthur, mirëpo Marina është kujdesur t’ja fshehë fytyrën djalit prandaj identiteti i tij ende nuk dihet.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here