Marrëzitë e një simboli të Rilindjes si Pjerin Ndreu

0

Arrogant, gënjeshtar dhe shumë nën nivelin mesatar të inteligjencës, ish deputeti socialist, aktualisht kandidat për të marrë bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu, është shfaqur mbrëmë ne Opinion, si simboli i gjithë rilindësve të kapur me presh në duar.

I dalë në përgjimet e Bild se i kërkon shefit të arsimit në Dibër që drejtori i shkollës Reshat Elezi ose të shpallë publikisht votën, ose pas zgjedhjeve fluturon nga puna, gjë që shefi i arsimit e ka kryer duke e kërcënuar Elezin, Pjerin Ndreu ka dashur të mbrohet.

Por, në vend që të vërë vetullat ka nxjerrë sytë.

Mbrëmë të gjithë socialistët që u shfaqën në media, Taulant Balla në Top Story, Elisa Spiropali në ‘Open’ u munduan të dredhonin dhe të relativizonin fajin, por Pjerin Ndreu, si një ish polic i denjë, i ka nxjerrë bojën të gjithëve.

Kur u pyet se përse kishte ushtruar një presion të jashtëligjshëm që dikush të deklaronte votën hapur, ai tha se ia kishte kërkuar këtë një anëtari të partisë së tij.

Kur u pyet se pse nuk ia kishte kërkuar në rrugë partie, por përmes shefit të tij në administratë shtetërore, ai tha se nuk i kishte numrat e telefonit krerëve të PS.

Kur u pyet se me ç’të drejtë ai e kërcënonte dikë me ‘fluturim’ nga puna nëse nuk voton PS-në, ai tha se nuk do të fluturonte nga drejtor shkolle, por nga partia.

Kur u pyet se si mund ti kërkohet një arsimtari dhe familjes së tij të thonë votën hapur, ai tha se ky nuk qe një arsimtar i thjeshtë, por kryetar i seksionit të PS-së.

Kur u pyet se urdhri i tij qe zbatuar dhe se shefi lokal, Drini Gjeçi e kishte çuar në vend kërcënimin e tij, ai tha se nuk përgjigjej ato që kishin thënë të urdhëruarit prej tij por vetëm për ato që kish thënë vetë.

Natyrisht pas gjithë këtyre dredhive që nuk do ta shpëtonin dot nga marrja si i pandehur në çdo vend normal, Pjerin Nderut i dolën dhe dy gënjeshtra skandaloze menjëherë sa iku nga emisioni.

E para që në atë kohë, ndryshe nga sa pretendoi ish deputeti, kryetari i PS në atë zonë ka qenë Gentian Gjura dhe i kërcënuari Reshat Elezi ka qenë thjesht drejtor shkolle.

Dhe e dyta se Elezin e kanë pushuar nga puna menjëherë pas zgjedhjeve. Pra kërcënimi është kthyer në fakt.

Gënjeshtra e tretë dhe më e rëndë që i doli Ndreut në emision ishte fakti se ligji e ndalon një drejtor shkolle të jetë edhe kryetar i një partie politike. Kur u vu përballë këtij fakti ish deputeti nuk foli më dhe mbylli telefonin.

Tani, kur analizon gjithë këtë skandal me të drejtë mund të ngresh pyetjen: Pse Pjerin Ndreu duhet të shfaqej në ‘Opinion’ njësoj si ata të pandehurit e pagdhendur që rëndojnë pozitën e vet?

Pse i duhej ajo shfaqe ku u kap në mashtrime të pafundme? Mos vall kaq shumë e kanë humbur rilindasit sensin e realitetit, kaq shumë e kanë holluar kufirin mes të mirës dhe të keqes, ndershmërisë dhe krimit, sa këto të fundit nuk i bëjnë as përshtypje. /Lapsi.al

Pjesë nga biseda në ‘Opinion’

‘Unë kam të drejtë t’i kërkoj strukturave të mia ta shpallin votën hapur dhe këtu s’ka asnjë gjë’, tha Pjerin Ndreu.

Blendi Fevziu: Zoti Ndreu, ju e keni dëgjuar përgjimin që është publikuar nga ‘Bild’ dhe keni deklaruar së është pjesë e zakonshme e punës së strukturave të PS. A mund të ma shpjegoni cila është puna e zakonshme e strukturave të PS?

Pjerin Ndreu: Ju lutem më dëgjoni, Reshat Elezi ka qenë kryetar i PS të Reçit dhe duke qenë kryetar, unë kam kërkuar që ai të votojë PS dhe kjo është krejt normale dhe nuk kam kërkuar personat e tjerë, apo nga mësuesit.

Blendi Fevziu: I ka kërkuar dikush tjetër?

Pjerin Ndreu: Po flas për Pjerini… jo për dikë tjetër.

Blendi Fevziu: Si deputet i PS, pse nuk morët drejtpërdrejt Reshat Elezin, po i thoni drejtorit t’i telefonojë?

Pjerin Ndreu: Nuk ja kishe telefonin dhe njihja vetëm drejtorin e Arsimit dhe zotëria ka qenë kryetar i PS, ju më thoni i kam bërë presion kryetarit të PS?

Blendi Fevziu: Në shtet nuk ka parti. E ka marrë drejtori i Arsmit, pse nuk thoni merr kryetarin e PS, por drejtorin?

Pjerin Ndreu: Nuk i kisha telefonin. E keni bërë këtë administratën sikur… dhe ata që janë në administratë, drejtorët e shkollave lejohen të marrin pjesë në aktivitetet politike pas orë 16:00, pas orarit të punës…. Siç ka PS, kanë dhe partitë e tjera…

Blendi Fevziu: A e di ju se deklarimi i votës, qoftë anëtar i PS, qoftë i PD. LSI është shkelje ligji?

Pjerin Ndreu: Deklarim i votës bëhet në komisioni…janë komisionerët e PS, LSI, PD,bëhët me fjalë…

Blendi Fevziu: Ju thoni të deklarosh votën hapur…është të shkelësh të drejtën e tjetrit për të votuar si të dojë ai….

Pjerin Ndreu: Përkthimi shqip -shqip ju keni të qejf ta bëni si të doni….

Mentor Kikia: Ku do fluturonte drejtori shkollës të hënën?

Pjerin Ndreu: Do ikte nga kryetari i PS. Unë kam të drejtë ti kërkoj strukturave të mia gojarisht ta shpallin votën hapur dhe këtu s’ka asnjë gjë…

Blendi Fevziu: As strukturave të tua nuk ke të drejtë ti kërkosh shpallje të votës hapur, kjo është shkelje e hapur. Mund të jetë praktikë por është shkelje e ligjit. Ku do fluturonte?

Pjerin Ndreu: Do fluturojë nga PS…

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.