Home Sport Masa të rrepta në Rusi/ E pëson kreu i futbollit francez. Përjashtohet...

Masa të rrepta në Rusi/ E pëson kreu i futbollit francez. Përjashtohet nga hoteli

0

Rojet e sigurimit kanë përjashtuar përkohësisht presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, nga hoteli ku është akomoduar skuadra e gjelave në Moskë.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Francës, Didier Deschamps, ditën e sotme gjatë një konference për shtyp.

“I jemi nënshtruar masave të rrepta të sigurisë. Madje as presidenti, i cili kishte dalë gjatë paradites, nuk mund të futej më brenda në hotel, megjithëse kishte një akreditim,” tha Deschamps.

Mesa duket fajin për këtë e ka pasur makina e Le Graet, e cila nuk kishte targat e sigurimit. Pas një diskutimi, atij iu mohua hyrja në hotel.

Aktualisht skuadra e Francës ndodhet në një zonë të mbuluar nga një pyll i madh.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here