Mbledhja e Kryesisë së PD-së, Basha nxjerr 3 kushte për zgjedhjet lokale

0

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, janë zbuluar edhe propozimet e kreut Lulzim Basha lidhur me tri vendime të rëndësishme, të cilat kanë për qëllim arritjen e garancisë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në lokalet e 30 qershorit. Sipas kryedemokratit Basha, është faktuar tashmë se qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Sakaq, Basha ka theksuar se në kushtet e krizës politike të tanishme, nuk mund të garantohet një proces transparent dhe i drejtë elektoral.

Kryesia e PD-së vendosi t’i paraqesë Këshillit Kombëtar 3 propozimet e poshtëlistuara:

– PD-ja të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme;

-Përshkallëzimin e aksionit opozitar si vazhdim i angazhimit në mbrojtje të votës së lirë;

-Mandatimin e kryetarit Basha dhe të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për të negociuar me partitë e tjera politike të opozitës së bashkuar një marrëveshje mbi garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfshirë përcaktimin e detyrave të qeverisë tranzitore.

Më herët, Basha ka pritur në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman-in. Paralelisht me PD-në, mësohet se edhe LSI-ja ka mbledhur kryesinë e saj.

Propozimet e parashtruara sot në mbledhjen e kryesisë së PD-së, pritet të marrin miratimin përfundimtar nga organi më i lartë i partisë, Këshilli Kombëtar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.