Memoriali turk te Liqeni dhe pazari Rama-Erdogan

Shqiptaro-amerikani Gjon Junçaj: Pse nuk ndërtojnë të Liqeni, memorial për të vrarët e Kosovës nga gjenocidi serb, por vetëm për dëshmorët e Erdoganit?!

Spartak Ngjela: Ç’i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve është apo nuk është Erdogani në pushtet në Turqi! Shqiptarët as që duan t’ia dinë kë rrëzon Erdogani e kush kërkon ta rrëzojë Erdoganin. Kryeministri Rama duhet të përgjigjet, në të kundër këtu ka një marrëveshje sekrete, e cila është krim shtetëror. Deri tani shteti shqiptar nuk është përgjigjur.

Ngritja e memorialit për dëshmorët e Erdoganit në liqenin artificial të Tiranës ka sjellë dhe reagime të shumta publike. Në të vertetë kjo mbetet një qokë e kryeministrit Rama ndaj presidentit Ergogan, por pyetja del se ç’lidhje ka populli shqiptar se kush u vra në grushtin e shtetit, sipas palës turke? Ajo është çështje  brendshme e Turqisë dhe nuk kishte pse Tirana zyrtare përzihej në glorifikimin e atyre që ranë për Erdogan.

Shoqëria shqiptare, intelektualët dhe mediat kanë reaguar ashpër për këtë memorial që nuk ka asnjë lidhje me historinë tonë kombëtare apo që të vrarët për presidentin turk të kenë kontribuar për Shqipërinë. Në Turqi le të ngrenë memoriale sa të duan, pasi kjo është çështje e tyre e brendshme, por në Shqipëri kjo krijon një shije të hidhur.

Reagimet ishin të egra dhe nga Spartak Ngjela. Pasi kërkoi ndihmën e mirditorëve kundër Memorialit turk në Tiranë, avokat Ngjela hidhet në sulm edhe ndaj ambasadës turke në Tiranë. Spartak Ngjela njihet si përkrahës i kryeministrit Rama. Sipas tij shqiptarëve nuk ka pse tu interesojë nëse në Turqi qeveris apo jo Erdogani. Ngjela shkruan se meqë kryeministri nuk reagon ka një marrëveshje të fshehtë mes tij dhe Erdoganit.

“Ku e gjen të drejtën Ambasada e Turqisë për të bërë një marshim antishqiptar në Tiranë se na paska shpëtuar Erdogani nga një grusht shteti? Ç’i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve është apo nuk është Erdogani në pushtet në Turqi! Shqiptarët as që duan t’ia dinë kë rrëzon Erdogani e kush kërkon ta rrëzojë Erdoganin. Kryeministri Rama duhet të përgjigjet, në të kundër këtu ka një marrëveshje sekrete, e cila është krim shtetëror. Deri tani shteti shqiptar nuk është përgjigjur. Ministria e jashtme thotë “nuk di gjë”.

Por kanë reaguar edhe qytetarët. Ka nisur një peticion online, me anë të të cilit kërkohet heqja e emërtimit “Rruga e Dëshmorëve të 15 Korrikut”, heqjen e emërtimit “Parku i Demokracisë 15 Korriku” dhe heqjen e pllakës përkujtimore me emrat e të ashtuquajturve “dëshmorë të 15 korrikut”, të gjitha në Parkun e Liqenit. Sipas organizatorëve, ngjarja dhe viktimat që Bashkia Tiranë ka vendosur të përjetësojë nuk kanë asnjë lidhje me popullin dhe kombin shqiptar, dhe aq më pak me qytetarët e Tiranës.

Reagim të ashpër ka patur edhe nga eksperti i misionit të OPDAT-it dhe ish këshilltari ligjor kundër korrupsionit në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, Gjon Junçaj. Ai është shprehur përmes një postimi në rrjetin social se qeveria dhe pushteti vendor do duhej të kishin vendosur të paktën dy memoriale dedikuar shqiptarëve në zonën e Liqenit, meqenëse në këtë zonë paska vend dhe për turqit. Junçaj shkruan se ai nuk sheh asnjë memorial për shqiptarët e masakruar në luftën e Kosovës në liqenin artificial, ku në vitet 98’- 99 humbën jetën mijëra shqiptarë. Ai po ashtu kujton një ngjarje të para 100 viteve, kur në Hot të Malit të Zi po ashtu u vranë shqiptarë, përfshi këtu shkruan Junçaj dhe gjyshi i tij.

Postimi i plotë i shqiptaro-amerikanit Gjon Junçaj:

“Të dashur politikanë të Tiranës, unë kam edhe dy përmendore për të shtuar në park ku përfshihen njerëz të vrarë jashtë Shqipërisë.

Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë albasnas u vranë përmes Kosovës. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt mijëra vizitorë kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.

Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre malore në Hoti dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ata u hodhën së bashku në një varr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë. Një nga ata burra është gjyshi im i madh. Unë dhe anëtarët e tjerë të familjes shqiptare dëshirojnë të shohin emrat e tyre edhe në park.

Ne do t’i donim këto përmendore në parkun e Tiranës sepse ne nuk besojmë se ato i përkasin një parku në Stamboll. (Turqit do të pajtoheshin me ne për këtë)

Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke, apo ndikim politik për të paguar. Vetëm derdhja e gjakut shqiptar. Shpresojmë që kjo është një monedhë që do të pranoni gjithashtu”.

Memoriali ka trazuar ndërgjegjen kombëtare, pasi nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe duket një provokim i rrezikshëm sa kohë është Erdogan në pushtet, sepse vrulli online shqiptar për ta rrëzuar atë memorial mund të sjellë komplikacione të rrezikshme për vendet tona. Ndaj ideatori që e projektoi, natyrisht edhe zbatuesit në Tiranë, kanë bërë një gabim fatal që do ti kushtojë vendit.

Jo vetëm sot që është në këmbë, por edhe nesër nëse rrëzohet! Realisht Memoriali do të hiqet se mbetet provokim. Çdo njeriu i vjen keq dhe lutet për çdo njeri të vrarë padrejtësisht në këtë botë, por ne nuk mund ta kthejmë Liqenin dhe Tiranën në memorial memorie për çdo grusht shteti që ndodh në botë, pasi kështu duhet të ndërtonte dhe për të vrarët nga presidenti venezulan Maduro ndaj palës Juan Guaidó apo studentët e vrarë në Sheshin Tianmen në Pekin në vitin 1989.

Alban Mati

Në foto: Pekin 1989

Venezuelë, 2018

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.