Meta para mediave: Vendimi i Kolegjit s’ka efekt juridik në dekret

0

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar sot para mediave vendimin e Kolegjit Zgjedhor për Partinë Uniteti Kombëtar.

Meta tha se vendimi i Kolegjit ka të bëjë vetëm me palët në proces dhe jo me dekretin e Presidentit dhe as me zgjedhjet. Meta i quajti zgjedhje imagjinare ato të 30 qershorit dhe vendimet e KQZ të marra nga organizata socialiste në KQZ.

“Të nderuar qytetarë, dhe bashkatdhetarë të dashur gazetarë. Më datë 10 qershor kam dekretuar shfuqizimin e dekretit 10928 për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe anulimin e datës 30 qershor si ditë e zhvillimit të zgjedhjeve. Kjo vendimmarrje synonte tu krijonte palëve një mundësi reflektimit. Në veçanti kjo iniciativë synonte të ndihmonte përpjekjet për dialog të kryeministrit Rama që i kishte shkruar 7 letra publike kreut të PD Lulzim Basha. Por në mënyrën më zhgënjyese parlamenti miratoi një rezolutë që iu bënte thirrje institucioneve të mos zbatonin dekretin. Ditën e djeshme në kolegjin zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie kundër vendimit të KQZ. Kolegji zgjedhor vendosi rrëzimin e kërkesë padisë për tu çregjistrojë nga këto zgjedhje imagjinare. Vendimi ka të bëjë vetëm me vendimin e kësaj partie dhe organizatës socialiste në KQZ.
Nisur nga dezinformacionet e shpërndara në media e gjen me vend të sqarojë se Kolegji nuk mund të shqyrtonte vlefshmërinë e dekretit të presidentit sepse një tagër të tillë nuk ia lejon kushtetuta. Vendimi i marrë nuk mund të prodhojë një efekt juridik qoftë për dekretin qoftë për zgjedhjet.
Vendimi i djeshëm i kolegjit zgjedhor ka efekt vetëm kundrejt palëve në proces, pra midis organizatës socialiste në KQZ dhe aleatit të PS. Vendimi i djeshëm është një truk procedural, përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një operacion propagandistik”, deklaroi Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.