Meta: Vendimin për anulimin e zgjedhjeve e mora për të shmangur destabilitetin

0

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka sqaruar qëndrimin e tij lidhur me çështjen e dekretit të anulimit të zgjedhjeve.
Presidenti Meta tha se këto ditë ka pasur reagime emotive lidhur me dekretin e tij, të cilat në shumicën e rasteve janë bërë pa lexuar mirë Kushtetutën.
Presidenti Meta u shpreh se ligji themeltar i shtetit e parashikon qartë kompetencën e kreut të shtetit. Ndërsa theksoi se anulimi i zgjedhjeve u bë për të shmangur destabilitetin në vend.

Lidhur me akuzat për shkelje të Kushtetutës me shtyrjen e zgjedhjeve, Presidenti Meta tha se data e zgjedhjeve është shtyrë dhe nga presidentë të mëparshëm. Presidenti Meta u shpreh se përse krerët e mëparshëm të shtetit që kanë ndryshuar datën e zgjedhjeve nuk akuzohen për shkelje të Kushtetutës. “Në disa raste kanë ndryshuar edhe kodin, por edhe Kushtetutën brenda një nate. Si shpjegohet që presidentët e mëparshëm që kanë shtyre zgjedhjet më parë nuk akuzohen për shkelje të Kushtetutës. Pra sipas tyre presidenti duhet të marrë leje nga partitë dhe të noterizojë vullnetin e tyre. Vendimmarrja për shtyrjen e zgjedhjeve u bë e domosdoshme për shkak të sjelljes histerike të dy palëve. Të dy palët e kishin shpallur datën e shpallur nga presidenti si ditën kur do të përballeshin në një betejë për jetë a vdekje. Mora vendimin e duhur për të shmangur konfliktin civil”,- tha Presidenti Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.