Home Politike Miku i Ramës rikthen vizat për shqiptarët

Miku i Ramës rikthen vizat për shqiptarët

0

Serbia mund të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë.

Lajmi është bërë me dije nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç.

‘Ky hap po merret pasi, për fat të keq, një numër qytetarësh nga Shqipëria e kanë keqpërdorur lëvizjen pa viza’, ka thënë ministri për mediat në Serbi.

Stefanoviç nuk ka treguar detaje se si është bërë ky keqpërdorim.

Ndërsa disa media serbe kanë raportuar se kjo masë po zbatohet pas refuzimit të hapur të Tiranës zyrtare për investimet serbe, siç ishte rasti me Telekomin Serb, që ishte pjesë e kompanive të interesuara për të blerë Telekom Albania.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.