Modelja nga Kosova, takon aktoren ikonë të Turqisë (FOTO)

Aktorja Semra Dinçer dhe modelja, Arbnora Ademaj duket se janë bërë mikesha të mira. Artistja turke u bë e njohur te publiku shqiptar me paraqitjet në hit serialin, “Nusja nga Stambolli”, ku në rolet kryesore u shfaqen Asli Enveri dhe Ozcan Deniz.

Ajo së fundi po qëndron në Kosovë teksa dyshja shihen teksa po argëtohen tejet mase në shoqëri të njëra-tjetrës. Zeshkania jonë së fundi ka publikuar momente të bukura me aktoren në Shkup pasi ajo arriti fillimisht në Prishtinë.

Theksojmë se Arbnora dhe Semra do të shfaqen në një film që bënë fjalë për një grua bamirëse, e njohur në Turqi si Elif Ana. Arbnorën do ta shohim në muajt e ardhshëm sërish ne projekte të reja televizive por edhe të botës së modës.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.