Moderatori i njohur braktis programin ‘E Diell’ në mes të sezonit

0

Emri i tij u përfol kur u tha se pas largimit të Ledion Liços, do të prezantonte krah Dojna Memës në spektaklin “The Voice”.

Rolin drejtues që në sezonin e kaluar që e kishte Dojna, këtë vit e mori Flori Gjini. Moderatori i njohur u bë pjesë e “Top Channel” dhe përfshirja e tij në këtë televizion vijoi edhe më tej.

Florit iu besua edhe një rubrikë në “E diell”, ai i V – Reporter.

Por tashmë moderatori Flori Gjini nuk do të jetë pjesë e programit, pasi burime për “iconstyle.al” konfirmojnë se ai është larguar nga “E Diell”.

“Iconstyle.al” ka siguruar edhe një screenshot të bisedave që bënin moderatorët dhe gazetarët e “E Diell”, ku Flori duket se ka lënë grupin.

Nuk e dimë nëse Flori ka ndonjë plan për të lëvizur në në tjetër program apo televizion, gjithsesi ai vijon të shkruajë në bio-n e Instagramit se po punon me emisionin “Pushime on top” dhe atë në “Club-in e Mëngjesit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.