Mozzik lanson këngën “Dhelpër dinake”

“Dhelpër dinake” mban titullin kënga më e re e Mozzik, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producenti Rzon qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka realizuar muzikën.

Siç ndodh rëndom me reperët, tekstin e këngës e ka shkruar vet Gramoz Aliu (emri i vërtetë i Mozzik).

Për xhirimin e videoklipit të kësaj kënge është angazhuar produksioni Entermedia, ndërsa reperi është përfshirë për regjinë e videos muzikore.

Kjo këngë vjen pas spekulimeve për ndarjen e Mozzikut nga bashkëshortja e tij, Loredana Zefi.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.