Home Politike Nard Ndoka kundër interpelancave të Ramës: I trajton qytetarët sikur flasin nga...

Nard Ndoka kundër interpelancave të Ramës: I trajton qytetarët sikur flasin nga Siria

0

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, foli për tensionet në parlament të seancës të së enjtes.

Ndoka tha se fytyra e parlamentit është fytyra e kryeministrit, dhe akuzoi Edi Ramën se është i rrezikshëm për drejtimin e vendi.

“ Politikan problematik, në marrëdhëniet që ka krijuar me opozitën dhe njerëzit e këtij vendi. Rama e ka tejkaluar misionin e tij si politikan e kryeministër duke e vënë vendin në rrezik.

Parlamenti ka fytyrën e mazhorancës, dhe zënkat e përplasjet aty lidhen me Ramën dhe papërgjegjshmërinë  e tij. Opozita është e detyruar të jetë aty përballë një kryeministri që thyen çdo ligj e etikë përballë qytetarëve.

Rama në mendësinë e tij ka modele komuniste, ai mendon që do qeverisi në mënyrë demokratike me qytetarët, i trajton qytetarët sikur flasin nga Siria nëpërmjet Skype-t. Në vend që të flasë drejtpërdrejtë me ta, bën interpelancë. Kjo është tallje e hapur.  Kjo është edhe kosto për opozitën, e cila nuk gjen veten në atë parlament.

Fytyra e këtij parlamenti është fytyra e kryeminsitrit, nëse ai zbaton ligjet e respekton opozitën, do kishim një parlament normal,” tha Ndoka.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here