Home Kultura Natë e madhe në Hollywood, ceremonia e çmimeve Golden Globe

Natë e madhe në Hollywood, ceremonia e çmimeve Golden Globe

0

Një natë e madhe sonte në Hollywood, dhe disa nga emrat e më të mëdhenj janë duke përgatitur fjalimet. Ceremonia e çmimeve Golden Globe – është e para që nga shpërthimi i lëvizjes “METOO” – dhe shumë të aktorë të famshëm do të tregojnë solidaritet duke u veshur me të zeza.

Ceremonia e 75 e çmimeve Golden Globe nuk do të jetë si çdo shfaqje tjetër. Tani forca dhe rëndësia e lëvizjes #metoo në Hollivud ka arritur kulmin

“ Mendoj se forca arrihet më së miri kur të gjithë janë të bashkuar”, thotë aktorja Holly Hunter.

Aktoret kandidate ka të ngjarë të vishen me të zeza.

“Nuk është vetëm për të tërhequr vëmendje. E zeza është për të treguar barazi dhe kjo është mënyra më e mirë”, thotë stilistja Micaela Erlanger.

Synimi është refuzimi i zbukurimeve dhe shfaqja e një solidariteti solemn.

“Sigurisht që do vishem me të zeza për globin e artë dhe do të qëndrojë bashkë me gratë për gratë e tjera”, thotë kandidatja Mary J. Blige.

“Është mesazh solidariteti, mbështetje dhe komuniteti brenda industrisë sonë”, thotë Saoirse Roman.

“Do të vishem me fustan të zi dhe do të jem krenare të qëndrojë përkrah aktoreve të tjera”, thotë kandidatja Allison Janney.

Edhe burrat do të vishen me të zeza për të treguar mbështetjen e tyre.

“Është nder të jesh pjesë e një lëvizje të re dhe një gjenerate të re në këtë biznes”, thotë Timothee Chalamet.

Në tapetin e kuq dhe në podium, gratë do të thonë atë që mendojnë në mbështetje të viktimave të abuzimeve seksuale nga të fuqishmit.

 “Mendoj se është një ndryshim kulturor”, thotë aktorja Gal Godot.

Gratë që mund të keni rastin të mbajnë fjalime në podium përfshin pretendenten për aktoren më të mirë në një film dramatik Sally Hawkins me Shape of Water dhe Frances McDormand në Three Billboards Outside Ebbing Missouri– Meryl Streep konkuron gjithashtu për interpretimin filmin The Post, Saorise Ronan për Lady Bird dhe Greta Gerwig si skenariste e tij.

Aktori më i mirë në rolin dytësor mund të jetë kryefjala e çmimeve …pasi mund të fitohet nga Christopher Plummer, zëvendësuesi i minutës së fundit nga regjisori Ridley Scott aktorin e diskredituar Kevin Spacey.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.