Home Kultura Ndahet nga jeta artisti i mirënjohur shqiptar

Ndahet nga jeta artisti i mirënjohur shqiptar

0

Shuhet një emër i rëndësishëm i artit shqiptar

Pas një karriere të gjatë në muzikën shqiptare dhe punës në institucione të rëndësishme të artit, ditën e djeshme, është ndarë nga jeta artisti i mirënjohur dhe kompozitori i famshëm, Abdulla Grimci.

Lajmin e ka bërë të ditur Vasil Tole, muzikologu dhe sekretari i Akademisë së Shkencave, i cili në një deklaratë, ka bërë të ditur se Grimci është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare në Itali, ku jetonte prej disa vitesh.

“Abdulla Grimci, i fundit i plejadës së parë të kompozitorëve shqiptarë të pas Luftës së II -të Botërore, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare në Itali, sot më dt. 5 mars 2018, në orën 10:50, në Ascoli Piceno. Do të kujtohet ndër të tjera si themelues i festivalit të këngës në RTSH-1962, si fitues me këngën ‘Fëmija i parë’, e po ashtu si udhëheqës artistik e drejtues institucionesh e ansamblesh muzikore në qytete të ndryshme të Shqipërisë e padyshim do të kujtohet e respektohet për krijimtarinë muzikore që përfshin pothuajse gjithë gjinitë muzikore, nga kënga deri tek opera e simfonia. I jemi mirënjohës këtij muziktari të rrallë që i dha shumë kulturës e artit tone. Ngushëllime familjes dhe komunitetit të muziktarëve.”-shkruan Tole. Bëhet e ditur se përcjellja e Grimcit për në banesën e fundit do të bëhet pasditen e sotme.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.