Home Kultura Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

0

U nda nga jeta ditën e sotme aktori dhe regjisori i mirënjohur i Teatrit dhe Estradës Vlorë, Qirjako Sava. Ai ishte pjesë e krijimit të kësaj trupe profesioniste, me vlera të veçanta.

Sava është vlerësuar me titujt “Qytetar Nderi i Vlorës” dhe “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës.

Aftësitë e tij artistike u dalluan që në vitin 1946, kur ishte në shkollën Tregtare, ku aktivizohej në “Ora gazmore”, e cila organizohej mbi bankën kombëtare në qendër të qytetit.

Qirjako Sava fitoi diplomën e parë të nderit në vitin 1951, në një shfaqje me regji të Kadri Roshit. Por edhe një çmim të dytë në Durrës, në vitin 1953. Pas kësaj, ai u kthye në një aktor e regjisor profesionist me një kontribut të madh në artin e Vlorës, me një krijimtari të pasur artistike.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.