Home Bota Ndalohen pushimet në Detin Baltik, ja arsyeja

Ndalohen pushimet në Detin Baltik, ja arsyeja

0

Në të dyja anët e Baltikut nuk mund të bësh më pushime, për shkak të një lulëzimi të madh të algave toksike shkaktuar nga moti i nxehtë. Njerëzit në Poloni, Lituani dhe Suedi janë këshilluar të mos hyjnë në ujërat e prekura.

Instituti finlandez i mjedisit SYKE tha se shpërthimi është ndër më të këqijat në këtë dekadë.

Shkencëtarët janë të kënaqur, megjithatë – sepse substanca e gjelbër i ndihmon ata të studiojnë bakteret që janë të ndjeshme, dhe kjo mund të ndihmojë të mposhtur rezistencën antibiotike.

“Është një mundësi e mirë për të mbledhur materiale [për hulumtime]. Vitet e fundit kemi pasur vështirësi në mbledhjen e mjaftueshme”, tha Hanna Mazur-Marzec, një profesor në Institutin e Oqeanografisë të Akademisë Polake të Shkencave. “Tani ne thjesht mund të mbushim një kovë”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here