Home Sport Ndëshkoi Balotelli-n me karton, arbitri rrezikon denoncimin

Ndëshkoi Balotelli-n me karton, arbitri rrezikon denoncimin

0

Rrezikon të përfundojë në gjykatë kartoni i verdhë i marrë nga Mario Balotelli. Të shtunën e kaluar, sulmuesi i Nice është ndëshkuar me kartonin e verdhë gjatë ndeshjes së luajtur në fushën e Dijon për shkak të një gjesti që ka bërë kundrejt tribunës. Italiani i kishte shpjeguar arbitrit se kishte qenë viktimë e fyerjeve racistë, duke thënë se ishte i gatshëm të largohej nga fusha në rast se do të vazhdonin.

Kështu, spikeri ka ndërhyrë për të qetësuar tifozët dhe i deleguari i federatës ka bërë një raport shtesë në lidhje me këtë episod. Por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për “Sos Racisme”, që ka dalë në mbrojtje të futbollistit, shkruan telesport. Dhe as për Cran, Këshilli përfaqësues i shoqatave me ngjyrë të Francës, që ka vendosur ta denoncojë arbitrin e ndeshjes: “Balotelli ka pësuar një ndëshkim të dyfishtë”.

“Racizmi, – ka shpjeguar Cran në një komunikatë, – është krim. Arbitri që nuk reagon ndaj një akti racist është abshkëfjator. Dhe nëse ndëshkon viktimën e fyerjeve është dyfish fajtor. Për këtë arsye meriton që të dërgohet në gjyq dhe të marrë një ndëshkim shembullor. Kërkojmë që arbitrat të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre, përndryshe do t’i takoj gjykatës t’i detyrojnë ta bëjnë një gjë të tillë”.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.