Home Kultura Ndrenika e Derhemi shpërthejnë ndaj Hervin Çulit: Ai vazhdon e lëpin

Ndrenika e Derhemi shpërthejnë ndaj Hervin Çulit: Ai vazhdon e lëpin

0

TIRANE– Teksa vijon debati për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, aktorët Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi, janë shprehur sërish kundër këtij vendimi.

Në pjesën e jashtme të TK, Ndrenika tha se është më mirë t’i lënë kështu siç janë, se ashtu do të rrojnë dhe 70 vite të tjera.

“Këta duan të marrin tokën, po duhet të flasin, kryetari i Kuvendit, a shoqëria civile, të flasin. Mua më tha dikush që edhe ndërkombëtarët nuk janë dakort me këtë. Të na lënë kështu siç jemi se shkojmë dhe 70 vite të tjera. Prandaj kaq dua të them. Këtu vjen era hajdutllëk, kusari,” tha Ndrenika.

Ndërsa Derhemi akuzoi drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli se i ka mbyllur derën e TK për të mos lënë aktorët dhe qytetarët të hyjnë.

“Drejtori, ai që ka lëpirë 4 vjet, dhe do lëpijë dhe 4 vjet të tjera se u rizgjodh por na mbylli derën. E ka detyrim ligjor të na hapë derën ne sindikatës së aktorëve. Ai nuk mund t’i mbyllë dyert e teatrit kombëtar, për aktorët dhe qytetarët. A e kuptoni që në vend të vijë këtu e të na mbrojë, ai mbyll dyert, por ai vazhdon lëpin,” tha Derhemi.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.